Nuk ka lajme të mira për ju...mësoni parashikimin e motit

 Nuk ka lajme të mira për ju...mësoni parashikimin e motit

Për të gjithë ata që kanë planifikuar pushimet në muajin shtator, ka lajme jo të mira. Vranësirat do të vijojnë edhe gjatë javës. Siç njofton Shërbimi meteorologjik Ushtarak, dita  e mërkurë në vend do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme.

Moti do të nisë me alternime vranësirash e kthjellimesh. Gradualisht në mesditë vranësirat do të marrin zhvillim, ndërsa në mbrëmje do të vijnë në pakësim.

Reshjet e shiut do të përfshijnë kryesisht zonat në Jug, Lindje dhe në Alpe. Në formë të izoluar në këto zona reshjet parashikohen të marrin karakter shtrëngatash në orët e nxehta të ditës.

Era do të të fryjë me drejtim Juglindje - Veriperëndim e lehtë e përkohësisht mesatare, ndërsa në orët e mëngjesit, në bregdetin Veriperëndimor e vrullshme dhe me rrahje. Valëzimi në dete, i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat pritet të shënojnë në:

Vendet malore 16 deri në 29°C

Vendet e ulëta 18 deri në 34°C

Vendet bregdetare 21 deri në 33°C

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Qatip Osmani nxjerr blof Vllazninë: Më larguan pa dëshirën time, isha pranë titullit kampion

Qatip Osmani nxjerr blof Vllazninë: Më larguan pa dëshirën time, isha pranë titullit kampion