Nuk ka më 'pajtim' në kampin opozitar/ Vangjel Dule për humbjen më 25 prill: Dështim historik i 30 viteve, Basha nuk na takoi asnjë herë

Vangjel Dule dhe Lulzim Basha

Plagët e humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit duket se nuk do të shërohen lehtë. Aleatët e Partisë Demokratike vijojnë të bëjnë fajtor Lulzim Bashën për humbjen.

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka deklaruar se humbjet në zgjedhjet e 25 prillit ishin një dështim nga ana e opozitës. Në një intervistë në emisionit “Breaking” në Top Neës, Dule fajësoi kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, duke quajtur humbjet si dështimin më të madh në 30 vite.

“Ne dështuam jo vetëm që të arrinim fitoren, po edhe të sjellim atë që pritej. Ishte një nga rastet, që kam qenë në vijën e parë pothuajse si kandidat dhe e konsideroj dështimin historik të këtyre 30 viteve”, tha Dule.

Sipas Dules, Basha i ka shmangur aleatët dhe takimet me to. 

“Takimi i fundit mes Bashës dhe aleatët ka qenë në shkurt të këtij viti, më pas nuk kemi pasur, kjo ka reflektuar dhe sa i përket më pas edhe votave në zgjedhjet e 25 prillit”, u shpreh Dule.

Situatën në PD, Dule e sheh problematike duke theksuar se mund të krijojë ngërçe edhe ne të bërit opozitë.

“Në këto kushte ku është PD-ja ne nuk mund të ushtrojmë një opozitë konstruktive, themi se do të ketë probleme në të bërit opozitë. Një vend mund të ketë fatkeqësi të keqe me qeverisjen e një vendi, por fatkeqësia më e madhe është mungesa e opozitës”, deklaroi Dule.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të ndalohen filmat shqiptarë të prodhuar gjatë periudhës komuniste?



×

Lajmi i fundit

John

Aksident në Vlorë, makina përplas 10-vjeçarin! Dërgohet në spital