'Nuk ka më pikëpyetje', Rummenigge: Kovaç vijon si trajner i Bayern Munchen

'Nuk ka më pikëpyetje', Rummenigge: Kovaç vijon si trajner i Bayern Munchen

Karl- Hainz Rummenigge, Uli Hoeness dhe trajneri i Bayern, Niko Kovaç

Karl- Heinz Rummenigge, legjenda e Bayern Munchen dhe Gjermanisë me statusin e shefit ekzekutiv të klubit bavarez ka konfirmuar trajnerin kroat Niko Kovaç në krye të klubit edhe për vitin tjetër. 

''Askush nuk e vendos në diskutim të ardhmen e Niko Kovaç në krye të stolit bavarez edhe për sezonin e ardhshëm. Do ishte e çmendur ta gjykoje një trajner vetëm për një ndeshje. Madje ne kemi marrëdhënie shumë të mira me njëri- tjetrin, shohim përpara në të ardhmen.''- u shpreh Rummenigge për mediat gjermane. 

''Unë mendoj se të drejtosh Bayern Munchen në sezonin e parë siç bëri Niko Kovaç, është një sukses.''- shtoi Rummenigge. 

Niko Kovaç u kontestua që në fillim të sezonit 2018-2019 për shkak të rezultateve të dobëta tek Bayern Munchen. Ai u përfol për një shkarkim në dhjetor të 2018 por bordi i Bayern i besoi deri në fund kroatit. Pas eleminimit nga Champions, u shtuan zërat për largimin e Kovaç por kthesa në fund të sezonit bëri që bavarezët t'i rrëmbejnë javët e fundit titullin e Bundesligës, Dortmundit dhe të shkojnë në finalen e Kupës së Gjermanisë ku do të përballen me Leipzig. 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj