‘Nuk ka nevojë të rrëzojmë male me 25 prill’, Patozi: Synojmë të jemi forcë përcaktuese në qeveri

‘Nuk ka nevojë të rrëzojmë male me 25 prill’, Patozi: Synojmë të jemi forcë përcaktuese në qeveri

Astrit Patozi

‘Synimi ynë është që të jemi forcë përcaktuese në qeveri’ kështu shkruan në mediat sociale kryetari Bindjes Demokratike Astrit Patozi.

Patozi u drejtohet atyre shqiptarëve që sipas tij ndihen të zhgënjyer nga zvarritja e proceseve demokratike, nga dështimet e njëpasnjëshme të qeverive dhe sidomos nga arroganca e pushtetit të një grushti njerëzish, që kanë marrë peng të gjithë vendimarrjen politike në Shqipëri.

‘Ne marrim përsipër t’i përfaqësojmë ata me dinjitet dhe me mençuri në parlament, në pushtet apo edhe në opozitë qofshim.’- thekson më tej kreu i Bindjes Demokratike.

Të nderuar miq! Ka vetëm një mënyrë për të ndryshuar gjërat në një vend demokratik: Nëse je parti apo politikan, duhet të konkurrosh, dhe nëse je qytetar i paangazhuar, duhet të marrësh pjesë dhe të përfshihesh në politikë, të paktën duke shkuar të votosh, sa herë vijnë zgjedhjet.

Ndaj edhe asnjë hezitim për 25 prillin dhe për çdo datë tjetër, që vjen më pas, në funksion të ndryshimit. Ne jemi një grupim i ri politik, që mendojmë se Shqipëri ka nevojë për ndryshime strukturore të thella dhe për një model të ri qeverisës.

Por mbi të gjitha që të çlirohet nga një sistem politik mbytës, i cili ka vrarë konkurrencën në çdo qelizë të shoqërisë.

Eshtë një sëmundje e rëndë, që nis nga hierarkia falso e partive politike, të shndërruara gradualisht në ndërmarrje biznesi me një pronar të vetëm, dhe përfundon tek zgjedhja e administratorëve të pallateve.

Ne as nuk synojmë, por as nuk mundemi ta përfaqësojmë të gjithë popullin, por kryesisht u drejtohemi atyre shqiptarëve të zhgënjyer nga zvarritja e proceseve demokratike, nga dështimet e njëpasnjëshme të qeverive dhe sidomos nga arroganca e pushtetit të një grushti njerëzish, që kanë marrë peng të gjithë vendimarrjen politike në Shqipëri.

Ne marrim përsipër t’i përfaqësojmë ata me dinjitet dhe me mençuri në parlament, në pushtet apo edhe në opozitë qofshim.

Natyrisht, synimi ynë kryesor është që të jemi forcë përcaktuese qeverisëse, sepse në atë rast është më e lehtë dhe më e natyrshme për t’i arritur objektivat poltike, por edhe për të shërbyer si model i ndryshëm i administrimit ekzekutiv.

Dhe për këtë nuk ka nevojë të vrasësh dragoj apo përmbysësh male. Mjafton të votosh Bindjen dhe jo thjesht partinë tënde më 25 prill.'- shkruan Patozi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë