TIRANE - Ish deputeti socialist dhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arben Çuko pas më shumë se një viti e gjysmë beteje me drejtësinë, ka fituar pafajësi. Me vendim të gjyqtarit Sokol Tona, Çuko nuk ka lidhje me korrupsionin e lejeve për të burgosurit dhe transferimet e tyre. Prokuroria për Krime të Rënda në atë kohë, e akuzoi ish-kreun e Burgjeve pas përgjimeve me grupin Avdylaj për ryshfet, por në gjykatë dosjen e kaloi vetëm me akuzën e "moskallëzimit të krimit".
Arben Çuko u arrestua në tetor 2018 si pjesë e një grupi në operacionin policor "Volvo-4". Më pas gjykata, e hetoi në masën arrest shtëpiak dhe detyim paraqitje, deri në rrëzimin e akuzve sot në Dhomën Penale në Tiranë.
Ish-deputeti socialist dhe ish anëtari i Komisionit të Ligjeve dhe të Sigurisë Kombëtare prej arrestimit ka mohuar akuzat.
Ish deputeti socialist u prangos së bashku me anëtarët e grupit "Avdylaj", të cilët sipas prokurorisë së krimeve të rënda ndikonin tek zyrtarë shtetërorë përfshi e strukturën e burgjeve për lejet, transferimet dhe vendqëndrimet e të burgosurve.
Në bisedat e përgjuara gjithçka që iu atribua Çukos ishte transferimi i të dënuarit Olsi Karagjozi kundrejt ryshfetit 3.000 euro por sipas gjykatës asnjëherë prokuroria nuk faktoi korrupsionin nga ish kreu i burgjeve. Me kërkesë të avokatit Maks Haxhiaj akuza ndaj Çukos u pusha ndërsa për ish shoferin e tij dhe dy persona të tjerë gjykimi u hap duke i marr të pandehur.
Ky hetim u nis nga prokurorët Vladimir Mara e Dritan Prenci por edhe pse si pjesë e dosjes së famshme 339 gjithçka përfundoi tek Prokuroria e Tiranës me akuzën e moskallëzim krimi duke pushuar përfundimisht akuzat.
Mbetet për t'u parë nëse për qëndrimin në Qeli ish deputeti socialist Arben Çuko do të kërkojë apo jo dëmshpërblim pasi mori pafajësinë.
G.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.4%
Vota total: 1199
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VENDIMI/ Akuzoheshin për korrupsion, GJKKO dënon me nga 3 vite burgim dy ish-zyrtarët! U ulet një e treta, 5 vite përjashtim nga administrata
23 Janar, 16:10
-
Ish-kryeministri paskistanez dënohet me 14 vjet burg për korrupsion
18 Janar, 09:34
-
Basha: Rama dhe shpura e tij, e ka kthyer korrupsionin dhe lidhjen me krimin në kriter për qeverisjen e vendit
13 Janar, 15:27
-
Elbasan/ Korrupsion, përndjekje dhe pagesë karburanti me para false, nën akuzë laboranti i spitalit dhe 2 të tjerë
8 Janar, 15:26
-
Britani e Madhe/ Ministres antikorrupsion i kërkohet dorëheqja, nën hetim për përvetësimin e 3.9 miliardë paundëve
5 Janar, 13:17
-
I mori një shtetasi 3 mijë euro për favorizim në gjykatë, GJKKO cakton arrest në burg për policin Shuip Cami
31 Dhjetor 2024, 10:04
-
Mori 3000 euro për të favorizuar një të pandehur, SPAK vendos masën 'arrest në burg' për oficerin e policisë gjyqësore në Dibër
28 Dhjetor 2024, 15:54
-
Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë
26 Dhjetor 2024, 14:51
-
Hetimi pasuror, Veliaj 5 orë në SPAK! Burime: U kërkoi prokurorëve të thërrasin për deklarim edhe Nesti Angonin, denoncuesin që s'ekziston (VIDEO)
26 Dhjetor 2024, 09:19
-
Tiranë/ Të kërkuar për drogë dhe korrupsion, arrestohen dy persona në pak orë! Një prej tyre i dënuar nga GJKKO
12 Dhjetor 2024, 15:49
-
Durrës/ Po lëviznin me makinë pa rrip sigurimi, shoferët tentojnë të korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore
12 Dhjetor 2024, 13:21
-
Rama: 6 muaj sulme sikur unë e Xhafaj kishim plan të errët për të bllokuar SPAK, s'presim opozitën për të shkuar para! Gonzato: Reforma në drejtësi të jetë e pakthyeshme
11 Dhjetor 2024, 16:14
Drejtesia u vu ne vend ky njeri ka integritet te lart dhe nuk esht keq per nje makin sic e akizuan padrejtesisht
PërgjigjuQe ne fillim u duk qe ishte bllof i prokurorise dhe Ministres se Drejtesise, Ky zotnia eshte i pafajshem.
PërgjigjuFUTENI NE BURG KETE HAJDUT ME CIZME
PërgjigjuBravo Cuko qe u tregove edhe njehere qe ty ska bir k** te te perbalte, ashtu sikunder ti po prap do te vertetosh qe ringritjen do ta kesh me te fuqishme se renien. Ai i gjati te detyrohet nje "Mia Colpa" , ndersa ajo kanakarja e xhafes minimalisht duhet te dorehiqet. respekte pafund shoku im
PërgjigjuMerri nja 50 milion shtetit tani dhe ndaji me gjykatesin qe te liroi
PërgjigjuKoli cun flori i merrnparadhenie nuk pret sa te marre ky paret e burgimit te padrejte
Cfare fytyre !!!... si pedofil..
Përgjigju