TIRANE - Për vitin e ardhshëm nuk pritet të ketë rritje pagash në asnjë sektor. Ministrja e Financave Anila Denaj ka pranuar sot për mediat se në buxhetin e ardhshëm nuk është parashikuar fond për paga shtesë, por buxheti mbështet reformat e qeverisë.
“Ky do të jetë një buxhet që mbështet të gjitha reformat e qeverisë shqiptare, që janë ato në arsim, shëndetësi dhe bujqësi. Konteksti i pagave këtë vit është adresuar, ne kaluam në mars një vendim qeverie, i cili filloi efektivitetin e tij në prill; kuptohet që kjo shtrihet edhe për vitet e tjera, sepse ajo vijon. Për vitin në vijim, konteksti i rritjes së pagave nuk është parashikuar, por kjo nuk do të thotë që, në varësi të treguesve makroekonomikë, të mos realizohet” deklaroi ministrja e Financave dhe Ekonomisë.
Po ashtu, Denaj ka shpjeguar edhe arsyen se përse në 2020-ën është menduar të ketë reduktim të investimeve publike.
“Investimet do të jenë në ulje sepse vijmë nga një bazë më e ulët e këtij viti në raport me përfundimin e vitit. Kemi të bëjmë sigurisht ende me një parashikim konservativ dhe deri në fund të vitit unë do të rezervoja më shumë optimizëm edhe për realizimin e të ardhurave, që është prezantuar në draftin e parë” u shpreh Denaj.
Këto deklarata ministrja e Financave i bëri pas përfundimit të takimit të Forumit Global për Pensionet Private që u zhvillua për herë të parë në Shqipëri. Në fokus të Forumit ishte zhvillimi sa më i madh i tregut të pensioneve private, duke e konsideruar këtë një zgjidhje alternative për rritjen e të ardhurave të pensionistëve.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4430
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Më shumë të ardhura sesa shpenzime! Suficiti për 11-mujorin arrin në 72 miliardë lekë
21 Dhjetor, 17:26
-
2024-a 'bilanc' negativ/ 1 në 4 biznese nëndeklaruan pagat! Gjysma e të punësuarve marrin deri në 2300 lekë në ditë
17 Dhjetor, 16:05
-
Profesionet e Lira, Tabaku te Ekonomia: Akti Normativ i vonuar, t'u falen gjobat e kamatat
16 Dhjetor, 14:43
-
Profesionet e lira, Ministria e Financave te ‘Ligjet’: Rimbursimi brenda 30 dhjetorit! Çupi: Dështimi i radhës
16 Dhjetor, 14:42
-
Shpërblimi i pranverës sa i këtij fundviti? Vendimi merret këtë muaj, do jetë mbi 5 mijë lekë
11 Dhjetor, 15:32
-
‘Shkrihet’ Drejtoria, 2 ‘SH.A’ për Hekurudhën shqiptare! Transporti i pasagjerëve në duart e privatit, PD: Punonjësit po paguhen kot (VIDEO)
10 Dhjetor, 17:50
-
Sektori privat në kah të kundërt me qeverinë, uli pagat e punonjësve gjatë sezonit të verës
10 Dhjetor, 14:25
-
Borxhi publik i Shqipërisë më 2025 do arrijë në 14,5 miliardë euro! Në fillim të vitit pritet emetimi i Eurobondit prej 650 mln euro
9 Dhjetor, 17:56
-
Si do jetë gjendja financiare e familjeve në 2025-ën? Qeveria parashikon rënie papunësie, rroga më të larta dhe të ardhura për frymë mbi 10 mijë euro
7 Dhjetor, 17:50
-
Borxhi publik afatshkurtër ka rënë në nivelet më të ulëta historike
2 Dhjetor, 12:44
-
Borxhet e mbartura të Bashkive dhe Ministrive 10,5 mld lekë! Investime pa pasur fonde, Kavaja rekord, Tirana i përgjysmon për 9 muaj
1 Dhjetor, 18:35
-
Partia e Lirisë kërkon shtimin e mbi 45 mld lekëve për Buxhetin 2025! Xhixho: Depozituam 11 amendamente në Kuvend, buxheti i Ramës për oligarkët
28 Nëntor, 18:27
Nuk do te kete rritje pagash por shtim taksash.
Përgjigju