Kjo njësi administrative njihet si një nga zonat që prodhon luleshtrydhe, ku plot 65 fermerë janë regjistruar si kultivues të kësaj bime.
Por në kulmin e prodhimit ata ankohen se nuk po gjejnë dot treg për të shitur luleshtrydhet dhe kjo ka bërë që një pjesë e prodhimit të prishet dhe pjesa tjetër të shitet me gjysmë çmimi.
“Duke e krahasuar këtë vit me atë të një viti më parë, ne kemi 30% më pak shitje. Më mirë ti prishim, duam vetëm treg, të tjerat i kemi tonat” tha një fermer.
Ndërsa një tjetër thotë se, “Sivjet është viti më i vështirë për shitje. Tani ajo është e bllokuar, kjo luleshtrydhe do të mbetet pa vjelur, pa konsumuar. Unë kam 10 dynym luleshtrydhe me një kosto prej 80 milion lekësh. Deri tani akoma nuk kam marrë as gjysmat’ tha ai.
Sipas fermerëve zgjidhje për problemin e tyre mund të ishte edhe arritja e një marrëveshje me shtetin apo kontrolli më i mirë i tregut gjatë kohës që del prodhimi vendas, pasi sipas tyre, shkak për këtë situatë është bërë konkurenca me prodhimin e importit.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)