'Nuk ka vendosur rrip se është 1.9 m', Erjon Braçe: Lulzim Basha nuk ka patentë që prej vitit 2016

Basha dhe bashkeshortja në makinë dhe Erjon Braçe

Një foto e publikuar nga bashkëshortja e kreut të Partisë Demokratike, Aurela Basha, një foto në makinë me Lulzim Bashën, i cili po drejton mjetin shkaktoi debate të shumta për shkak se Basha nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.

Në lidhje me këtë foto reagoi mbrëmë edhe zv/kryeministri Erion Braçe. Në një postim në rrjetet sociale, Braçe akuzonte Bashën se ka shkelur rregullat, ndërkohë që një komentues e mbronte Bashën duke argumentuar se është mbi 1.90 i gjatë, dhe kësisoj përjashtohet nga rregulli për mbajtjen e rripit të sigurimit. Por Braçe nxorri një tjetër detaj. 

“Të thuash duket me sy që është i gjatë nga “të provuarit me një dokument arsyen e përjashtimit nga mbajtja e rripit” është një diferencë e madhe. Dokumenti nuk lëshohet me sy, por me një proces nga një komision mjekësor. Ky tipi nuk e ka një të tillë. E di pse? Sepse ky nuk ka patentë prej vitit 2016”, i ktheu përgjigje zv. Kryeministri Braçe.

Debati i Braçes me komentuesin në rrjetet sociale

K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë mënyrën se si do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Meta takon Ramush Haradinajn: Përherë kënaqësi të takohem me gjigandin e Kombit