TIRANË - Tre javë pas letrës së kreut të Komisionit të Sigurisë Spartak Braho se me anë të një komploti po destabilizohej siguria e vendit, Prokuroria e Përgjithshme vendos të mbyllë hetimet duke mos nisur asnjë procedim penal.
Ky fakt konfirmohet për Shqiptarja.com nga zyra e shtypit pranë Prokurorisë së Përgjithshme e cila sqaroi se pas verifikimit të informacioneve të ofruara nga Braho nuk ka rezultuar asnjë element i veprës penale.
Ishte vendimi i kryeprokurorit Adriatik Llalla që letrën e Brahos ta përcillte në Prokurorinë e Tiranës, ku për 3 javë u kryen verifikime dhe u morën në pyetje personat e përmendur në letër përfshi deputetin Tom Doshi, ish-ministrin Dritan Prifti dhe bashkëshorten e Kastriot Ismailajt.
Por pas tre javësh tashmë kjo letër do të arkivohet, pasi grupi hetimor ka arritur në konkluzionin se pretendimet e ngritura aty nuk qëndrojnë dhe nuk ka informacione të vlefshme që mund t’i shërbejnë hetimeve të çështjes “DIA” apo dhe hetimit mbi Kastriot Ismailajn, administratorit të kësaj kompania të mbledhjes së borxheve të CEZ, i cili është vënë në akuzë për mashtrim dhe pastrim parash.
Më 27 shtator kreu i Komisionit të Sigurisë kombëtare, njëherësh deputeti i LSI-së Spartak Braho ju drejtua me letër informuese Ministrit të Drejtësisë, Presidentit të Republikës, Kryeparlamentarit Ilir Meta dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës me anë të së cilës njoftonte se Tom Doshi dhe Dritan Prifti shantazhojnë familjen e Kastriot Ismailajt.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com