Foto:Vladimir Gjuta
Vladimir Gjuta i arrestuar për moskallëzim krimi për vetëplagosjen e 18-vjeçares në kryeqytet nuk është një emër i panjohur për uniformat blu.
Më 20 shkurt të 2020-ës ai ra në prangat e policisë pasi u kap me armë me vete pranë selisë së Partisë Socialiste, vend ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.
Pas arrestimit, Gjuta u akuzua për “mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe për “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.
Gjatë qëndrimit në qeli gjatë këtij viti Gjuta ka dërguar letra kërcënuese në drejtim të drejtorit të burgu 313, ku i kujtonte se ishte “më i forti” veprim ky që e mbylli atë në izolim.
Në një rast tjetër ai akuzohet se goditi punonjësin e shërbimit, pasi vonoi pak minuta t’i hapte derën e qelisë.
Po ashtu para disa vitesh ai është përfshirë në një konflikt me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe është ndër autorët e vendosje së sasisë së tritolit ndaj farmacisë së babait të ish-ministrit.
Lajmi kryesor:
Tiranë/ 18-vjeçarja e plagosur me armë në Hotel Gjuta! Policia nxiton: U vetëplagos! Ndalohen pronarët e hotelit, në kërkim i dashuri (EMRAT)












