Çdo ditë është në krijimtari. Ngjarjet me të cilat ndeshet në përditshmëri janë për të, një indicie për të realizuar karikaturën e radhës. Endri Beqo është ndër të paktët të rinj që ka zgjedhur këtë zhaner. Arti që realizon shpërndahet në gazeta, revista, ekspozita, madje edhe në veshjet e tij.
Teksa bëhet gati për në punë, vëmendjen ta marrin bluzat me ilustrime që sjellin këndvështrimin e tij për problematikat me të cilat përballet njerëzimi.
“Janë stampuar nga idetë e mia. Ngjyrat i kam zgjedhur të ndryshme që të bjerë çik në sy figura dhe për të parë mesazhin që unë përcjell”, shprehet Endri për emisionin “Një nga ne”.
Të bën përshtypje mënyra sesi depërton në situata, sesi biseda në dukje të parëndësishme ai i ilustron me figurë duke ngacmuar inteligjencën njerëzore. Të flasësh me figurë nuk e bën kushdo, por për Endri Beqon, kjo është kthyer në stil jetese. Deri më tani ka realizuar mbi 800 karikatura.
“Karikatura është ajo që më mbush ditën, ka qenë një ushqim që unë kam vazhduar në ecuri. Këtë zhaner e zgjodha sepse gradualisht më tërhiqnin shumë librat me ilustrime, animacionet”, thotë ndër të tjera.
Ka bërë 9 libra, ka realizuar ekspozita personale, nuk kanë munguar as çmimet dhe vlerësimet. Një mbështetje e madhe për të ka qenë dhe karikaturisti i njohur Bujar Kapexhiu si dhe pedagogët e Universitetit të Arteve. Si e shikon rrugëtimin e tij drejt artit, a vlerësohen mjaftueshëm artistët sot? Është hera e parë që shkruan një skenar të cilin do e pasqyrojë me animacione. Po çfarë e frymëzon në krijimtarinë e tij dhe detaje nga projekti i tij më i ri. Të gjitha këto mund t’i ndiqni në emisionin e plotë: Bota sipas Endrit, artisti që flet me lapsin.
K.T./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.8%
-
Jo
44%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 2251
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
NJË NGA NE/ Vlonjati i verbër që mban familjen me punën si DJ: Nëse ngulmojmë, jemi më të aftë se një person normal!
8 Janar, 21:46
-
Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë
25 Dhjetor 2024, 20:04
-
'Një nga ne'/ Kultivon qepë dhe sallatë, njihuni me Bujarin, fermerin e palodhur të Ndroqit: Nëse derdh djersë, merr diçka!
18 Dhjetor 2024, 20:03
-
‘Do shkoj në SHBA për 12 sekonda’, 54-vjeçari flet për garën e shumëpritur: Po investove në sport, s’do ketë spitale
11 Dhjetor 2024, 20:10
-
Bën 3 punë në ditë, historia e Edjola Mavriqit në ‘Një nga ne’: Më gjykojnë se zgjodha zanat burrash! Nuk dorëzohem
4 Dhjetor 2024, 21:15
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor 2024, 21:51
-
Dita e një inxhiniere hidroteknike në 'Një nga ne'/ Kristi Thodhorjani: Isha vajza e vetme në klasë, por me luftë dhe përpjekje ia del!
20 Nëntor 2024, 20:09
-
Rrugëtimi i Muzikës Bizantine në Shqipëri, Theodhor Peci jep kontributin e vyer: Psaltët tashmë këndojnë shqip
13 Nëntor 2024, 20:27
-
12 artistë nga bota, karikatura për Kadarenë dhe Agollin! Organizohet bienalja e tretë ndërkombëtare “Niko Nikolla”
11 Nëntor 2024, 13:11
-
Nga kivano tek dora e Budës dhe papaja, Irakli Shkoza vazhdon të guxojë me frutat ekzotike: Fermerët duhet të rrezikojnë
6 Nëntor 2024, 22:11
-
Një nga ne/ 36 vite si elektriçist, Dik Beshku mesazh të fortë të rinjve: Kthehuni! Zanati nuk të bën milioner, por ia del!
30 Tetor 2024, 20:20