Bllokohen e gjobiten 1500 biznese vetëm në muajin nëntor, mallra pa faturë dhe mungesë kuponi tatimor (VIDEO+FOTO)

51.97 milionë lekë dëm në buxhetin e shtetit nga 1499 biznese të kapura në shkelje nga kontrollet e tatimorëve. Është ky bilanci i fundit i Drejtorisë së Tatimeve nga inspektimet në terren. Referuar të dhënave të kësaj drejtorie, gjatë periudhës 1- 26 nëntor, janë kontrolluar 2,928 subjekte, ndërsa janë konstatuar shkelje të legjislacionit tatimor për 1499 prej tyre me një vlerë shkelje rreth 51.97 milionë lekë. Gjoba dhe bllokimi i aktivitetit kanë qenë masat e marra nga tatimorët për bizneset e kapura në shkelje. 

Masat e Tatimeve për subjektet:  
19 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor (hera e dytë). Gjithashtu jane bllokuar ambientet e 3 tatimpaguesve për shkeljen e mosinstalimit të pajisjes fiskale (hera e dytë).

73 tatimpagues janë konstatuar të paregjistruara në organet tatimore, për të cilët është marrë masat e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre si subjekt i TVSH-së.

508 tatimpagues janë konstatuar me shkelje të moslëshimit të kuponit tatimor (hera e parë).

69 tatimpagues janë konstatuar se nuk kanë pasur të instaluar pasjisjet fiskale dhe 82 të tjerë nuk i mbanin pajisjet fiskale në gjendje pune.

307 tatimpagues janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor.

193 tatimpagues janë penalizuar pasi janë konstatuar me punonjës të padeklaruar, nga të cilët 176 subjekte janë të pergjegjësisë tatimore “biznes i vogël” dhe 17 subjekte jane të përgjegjësisë tatimore “biznes i madh”.

Administrata Tatimore ka si qëllim kryesor ndërgjegjësimin dhe edukimin e tatimpaguesve për të rritur vetëdeklarimet, si dhe përmbushjen me korrektësi të detyrimeve tatimore.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ermali: 01/12/2018 18:44

    Jam shume dakort per ndergjegjesimin por s me pelqe fakti qe i bllokojne per 30 dite.Te bllokosh per 30 dite nje biznes te vogel eshte sikur ti thuash mbylle fare dhe dil ne rruge.Bllokimi i 30 diteve sjell pasoja si ne biznes ashtu dhe ne familje.E pse mos te ikin Shqipetaret jasht?Asgje nuk eshte perfekte por me kalimin e kohes dhe kerkesa nga tatimoret permisone situaten.

    Përgjigju
  • Populli: 01/12/2018 12:58

    Te gjithe dyqanet e SOMEG dyqan buke dhe embelsira nuk leshojne kurre kupon tatimor,e shumta te vene ne qese (jo ne dore) nje kupon 10 leke,te blesh nje torte 1200 leke te reja kuponi qe te japin eshte 10 leke,te blesh buke apo byrek te vene ne qese nje kupon 10 leke,vjedhje e hapur.

    Përgjigju
    • Emigranti: 02/12/2018 04:19

      Ska asgje per spin ketu por zbato ligjet dhe mos bej si trim duke paguar rroga nen dore.

    • Edi: 01/12/2018 13:30

      Spiun m*ti.Njemij e dyqinç do ishe yi dhe sëra jote ne monizem.Fuks pa pagese je sot

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen