TIRANE - Edhe pse ligji që ndalon ushtrimin e aktivitetit të basteve sportive ka hyrë në fuqi prej datës 1 janar 2019, dy sallone në Tiranë kanë vijuar punën. Nga kontrollet e ushtruara nga policia e Tiranës janë konstatuar dy subjekte në kryeqytet në rrugën "Bardhok Biba" dhe "Muhamet Allushi", që nuk e kanë zbatuar ligjin, por kanë vijuar aktivitetin.
Dy pronarë të basteve janë proceduar nga policia, më konkretisht T.C., 22 vjeç, banues në Tiranë dhe E.B., gjithashtu banues në Tiranë. Ndaj tyre rëndon akuza “Organizimi i llotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”. Policia paralajmëron se "kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun Tiranë deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor. Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital” çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme".
Ligji për mbylljen mesnatën e 31 dhjetorit 2018, në të gjithë territorin e Shqipërisë, kazinotë elektronike, bastet sportive, sallat e bingove, bastet on line, bastet me gara në pistë, u miratua nga Parlamenti në fund të muajit tetor të vitit të kaluar.
Lajmi bëri jehojë edhe në mediat ndërkombëtare. “Shqipëria miraton ligjin që ndalon bastet sportive, kryesisht ato në internet, shumë të përhapura në vend, me qëllimin për të luftuar kundër krimit të organizuar, shhkruanin mediat prestigjioze si AFP, “Washington Post”, “Reuters” apo “Associated Press”. Ndërsa sa i takon kazinove, ligji parashikon zhvendosjen e tyre në hotele me "5 yje".
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4418
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kuvendi i jep ‘ok’ hapjes së basteve sportive online! 72 pro, asnjë kundër, Braçe e Xhafaj abstenojnë! Aplikojnë për licencë kompanitë me 30% kapital të huaj
15 Shkurt, 13:25
-
Blinken në Tiranë/ Rithemelimi ‘zbeh’ kaosin në Kuvend! Mes zhurmës kalon ligji për bastet, s'mbahet interpelanca e PD! Basha: Çojmë Ramën në SPAK
15 Shkurt, 08:39
-
U tërhoqën më 8 shkurt, socialistët çojnë nesër në Kuvend ligjin për bastet
14 Shkurt, 14:34
-
Bastet? Nëse luani 200 lekë fitoni më pak se 5 lekë, e qeveria gjysmën e monedhës! Braçe tregon shembullin e ngre zërin: Do ta mbysin sportin, fiton vetëm organizatori
13 Shkurt, 11:50
-
PS u tërhoq sot nga votimi për bastet, Braçe: S’e di pse ndodhi, e sollën si një urgjencë! Aktiviteti vijon në duar të krimit! Jam kërcënuar se jam kundër lojërave të fatit
8 Shkurt, 18:24
-
Kuvend/ Rithemelimi vijon kaosin me zhurmues, Noka miell gardës e sekretarit, Basha rri e vështron! PS tërhiqet pa shpjegim për votimin e ligjit të basteve
8 Shkurt, 07:48
-
‘Ekonomia’ kalon në tërësi projektligjin për bastet sportive, gati për të kaluar të enjten në Kuvend
6 Shkurt, 21:13
-
Lojërat e Fatit/ Braçe: Licensën për organizatorët ta japë SPAK-u! Për taksimin duhet sistem shtrëngues siç aplikohet për të ardhurat e deputetëve
1 Shkurt, 11:44
-
Skandal bastesh në futbollin rumun, fillojnë hetimet! Pjesë e kampionatit edhe katër shqiptarë
17 Janar, 17:25
-
Zgjerohet skandali i basteve në Itali, dalin katër emra të tjerë futbollistësh
1 Dhjetor 2023, 16:59
-
Dënohet Tonali, mesfushori mbyll sezonin dhe humb Europianin për bastet sportive
26 Tetor 2023, 14:10
-
Skandali i basteve, ministri i sporteve në Itali: Të tillë futbollistë të mos shkelin më në kombëtare
22 Tetor 2023, 15:26
..po neper Kryqezime..,pse i lini keto ndertime kjoska informale e illegale..,shiko sheshin e Selvise..,shiko te rr Bardhyl..,kudo..ato duhet te kene korsi anesore pa semafor
Përgjigju