Butrint Imeri është një nga këngëtarët më të rinj dhe më të sukseshëm shqiptarë. Vitet 2017-’18 mund të quhen me plot gojën vitet e suksesit për Butrintin. Mirëpo të gjtihë i kemi vënë re se ai ka bërë vetëm këngë solo, dhe nuk preferon bashkëpunimet. E gjitha kjo e ka një arsye.
I ftuar në emisionin “NIN”, Imeri tregoi se shumë nga kolegët e tij nuk e kanë mbështetur në fillimet e tij, dhe për këtë arsye ai nuk bashkëpunon me ta.
“I kam disa kolegë që më kanë respektuar në fillim, por i kam disa kolegë( të tjerë) që më kanë respektuar, por nuk më kanë përkrahur. Kam punuar dhe sot jam këtu ku jam edhe ata që atëherë nuk më kanë përkrahur sot vijnë edhe kanë interes,”- tregon Butrinti, i cili preferoi të mos përmendë emra.