Gjithmonë hermetike dhe e rezervuar për të folur mbi jetën personale, këngëtarja aq e dashur për publikun Shqiptar ka folur si kurrë më parë rreth jetës së saj personale dhe karrierën si artise.

Këngëtarja e njohur, Artiola Toska ka arritur gjithmonë që jetën private ta mbajë larg medias dhe gazetarëve, por këtë herë ajo ka folur shumë hapur për panelin e gazetarëve të vegjël të emisionit ‘Në Kurthin e Piter Pan’.

E pyetur nga gazetarët e vegjël për bashkëshortin e saj, ajo tha se njohja ka qenë dashuri me shikim të parë.Çifti që kanë plot 22 vite bashkë ishin takuar për herë të parë në Prizren.

Ndërsa lidhur me planet për fëmijë, këngëtarja shqiptare tha se dëshira ka qenë gjithmonë por ende nuk ka diçka konkrete, ‘kur të jetë kismet’ citoi ajo.

Bilbili i këngës popullore u argëtua shumë nën shoqërinë e fëmijëve.