Ky ndoshta do të mbahet mend si një nga Oscar më të trishtë për modelen Irina Shayk. Nuk mjaftuan përfoljet se partneri i saj është në një lidhje dashurie me Lady Gagën, por duhej që ‘vjehrra’ e saj të ishte krah tyre gjatë ceremonisë madhështore.
Bradley u shoqërua në tapetin e kuq nga dy femrat e jetës së tij, nga Irina Shayk dhe e ëma Gloria. Pamjet e publikuara në mediat boterore tregojnë se Irina, modelja 33 vjeçare nuk ishte aspak e lumtur për këtë fakt.
Pavarësisht të gjithave ajo shkëlqeu me pamjen e saj teksa mbante veshur një fustan spektakolar të rrethuar me zinxhirë të artë.
Irina dhe Bradley janë prindër të një vajze.
Komento