Nuk morën azil, për 5 muaj, kthehen në atdhe 1000 shqiptarë nga Britania e Madhe! Shtohet numri i kthimeve vullnetare

TIRANË- Nga 13 dhjetori deri në javën e parë të prillit, janë kthyer në atdhe 1000 shtetas shqiptarë. Bëhet fjalë për shqiptarë që kanë dështuar për të marrë një azil në Britani të Madhe, por edhe kthime vullnetare në Shqipëri.

Ekipet operacionale të Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë kanë ngritur një task forcë të përbashkët për migracionin, e cila shërben si porta kryesore për të koordinuar masat dhe veprimet e specializuara operacionale për menaxhimin e migrimit të paligjshëm të shtetasve shqiptarë në MB.

Këtu përfshihen kontrollet e përforcuara për kriteret e lëvizjes së lirë në të gjitha pikat e kalimit kufitar në të gjithë vendin, verifikimet e shtuara për shtetasit shqiptarë që konstatohen se ndodhen ilegalisht në territorin e Britanisë së Madhe dhe shkëmbimi i oficerëve të lartë të policisë në të dy vendet.

Kreu i Policisë Kufitare dhe Migracionit, Saimir Boshnjaku tha se qytetarët do duhet të ndjekin rrugën ligjore për në Britani, pasi në të kundërtën do të përballen me pasojat.

“Ne po punojmë krah për krah me kolegët tanë britanikë nën task-forcën e përbashkët të migracionit për të parandaluar migrimin e parregullt në MB dhe krimet e lidhura me to. Policia Kufitare dhe Migracionit u bën thirrje të gjithë qytetarëve të ndjekin rrugën legale të migrimit dhe garanton se të gjithë personat që shkelin ligjin do të përballen me pasojat”, tha ai.

Nga ana tjetër, Drejtori i Përgjithshëm i Zbatimit të Emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar, Tony Eastaugh, u shpreh se nuk ka asnjë shans për shtetasit shqiptarë që vijnë në mënyrë ilegale.

“Këto shifra janë dëshmi se partneriteti ynë me qeverinë e Shqipërisë për të përshpejtuar largimin e atyre që nuk kanë të drejtë ligjore për të qenë në MB po funksionon. Ndërsa ne e intensifikojmë më tej këtë aktivitet, shtetasit shqiptarë që hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe nuk kanë të drejtë të jenë këtu, nuk duhet të kenë asnjë iluzion se do t'i largojmë sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi ai.

Në vitin 2022 ka pasur 1888 kthime të shtetasve shqiptarë, nga të cilët 954 (51%) janë kthime të detyruara dhe 934 (49%) kthime vullnetare. Numri i kthimeve vullnetare është 90% më i lartë se në vitin 2021 (492).

“Home Office” thotë se ky trend ka vijuar edhe në 2023.

“Ky është një trend i ri dhe inkurajues, të cilin e kemi parë të vazhdojë edhe në vitin 2023. Tashmë në vitin 2023, nga janari në mars, janë kthyer 795 shtetas shqiptarë. Prej tyre, 389 (49%) ishin kthime të detyrueshme dhe 406 (51%) ishin kthime vullnetare. Këto operacione pritet të intensifikohen më tej në muajt në vijim”, thuhet në reagim.

Në deklaratën zyrtare të dy palëve thuhet se dy shtetet do të luftojnë për t'i dhënë fund migracionit të paligjshëm, ku sipas tyre pengon seriozisht prosperitetin dhe sigurinë e qytetarëve dhe mundëson kriminalitetin, shfrytëzimin dhe forma të tjera të paligjshmërisë. Këto kthime erdhën si rezultat i marrëveshjes së nënshkruar në dhjetor mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe. 

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • flori: 26/04/2023 06:27

    mos kini turp,,,,kthehuni ne shqiperi dhe beni cdo pune,,,kamarier,,picier,,shofer,,pjatalsres,,banakier,,sepse ka nevoje,,,mos kini turp nga puna,,,,,se edhe ne angli keto pune do benit....nxirrni leket dhe mbani veteen ..mos tju mbaje mami dhe babi...

    Përgjigju
  • Alb: 25/04/2023 17:21

    Kjo ashte demokracoja rrugash si qejte pa vler.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë