TIRANE- Hetimet nga ana e Policisë së Shtetit janë duke u bërë edhe për faktin se pse nuk ka reaguar aspak punonjësi i sigurisë së firmës private që kishtë për detyrë mbrojtjen e godinës së Credins Bank si dhe të drejtuesve të këtij institucioni.

Gjatë marrjes në pyetje, roja i bankës ka treguar se, nuk kishte reaguar aspak në në kohën kur personat kanë qëlluar me armë ndaj bankierit, Artan Santo.

Gjithashtu është duke u hetuar edhe protokolli i mbajtjes së armëve, që ka firma private e sigurisë. Burime nga policia kanë bërë të ditur se, në fund të hetimit do të dalin në një vendim për këtë çështje.

Shkrimi u publikua në "Shqiptarja.com" (Print) 28.06.14

Redaksia Online