I shpëtoi anti-mafies! Anti-KÇK 'i vihet pas' për kompleksin në Shijak, Dashamir Gjoka: I ngrita bizneset me borxhe /VD

TIRANE - Teksa i shpëtoi ligjit anti-mafia dhe mundi të marrë pas pasuritë e konfiskua nga Gjykata për Krime të Rënda në vitin 2017, Dashamir Gjoka, biznesmeni nga Shijaku, do të duhet të faktojë sërish para drejtësisë së re, prokurorisë dhe gjykatës speciale, SPAK dhe GJKKO se pasuritë e tij janë me burime të ligjshme dhe të ardhura të justifikuara. Sot, në ditën e tretë të punës në terren, Operacioni "Forca e Ligjit", në vijim të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, i ka dërguar kërkesën me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, Dashamir Gjokës. Bashkë me të, edhe Emiljano Hysenit, të arrestuar dhe të dënuar në Gjermani  për trafikim narkotikësh dhe pastrim parash. E njëjta barrë, për të faktuar burimin e ligjshëm të pasurisë, i bie edhe të afërmit të Emiljano Hysenit, Edlir Hysenaj, të cilit gjithashtu OFL  i ka dërguar njoftimin për të bërë një auto-deklaratë, pasi dyshohet se ai gëzon pasuri të prejardhura nga krimi. Ata kanë 48 orë kohë në dispozicion për të treguar burimin e pasurive të tyre.

Dashamir Gjoka: I ngrita bizneset me borxhe

Dashamir Gjoka, me banim në Durrës, rezulton i dënuar në Itali për veprën penale “Trafik i qenieve njerëzore”.

Pasuria e Dashamir Gjokës është konfiskuar edhe më herët, në vitin 2017. Gjykata për Krime të Rënda në sajë të hetimit pasuror në zbatim të ligjit anti-mafia dhe një hetimi pasuror nga Prokuroria e Durrësit (në 2016-ën) për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, vendosi konfiskimin  me dyshimin se super-pasuritë e regjistruara në emër të Dashamir Gjokës dhe familjarëve të tij në një vlerë mbi 200 milionë lekë të reja, janë vënë nga aktiviteti kriminal në Itali, ku rezulton i dënuar me 7.5 vite burg. Ky vendim erdhi pas një procesi të gjatë, nisur prej vitit 2015 kur prokuroria kërkoi sekuestron e pasurive të tij, duke e detyruar Dashamir Gjokën të deklaronte burimin e pasurisë se tij dhe justifikimin e saj me fatura apo transaksione bankare. Por më tej, Apeli i Krimeve të Rënda rrëzoi vendimin e Shkallës së Parë, një vendim të cilit prokuroria i bëri rekurs në Gjykatën e Lartë. Por me vendimin e Apelit, i cili është i formës së prerë, të gjitha supër-pasuritë e sekuestruara të biznesmenit nga Shijaku, u liruan.

Në kërkesën për konfiskim, prokuroria për Krime të Rënda në atë kohë, deklaronte se "gjatë fazës hetimore, i pandehuri dhe mbrojtja e tij paraqitën disa dokumente jo-zyrtarë, në bazë të të cilave justifikonin faktin se pasuritë ishin krijuar nga huamarrja prej personave të ndryshëm. Në asnjë rast, këto huamarrje nuk provohen me dokumentacion të rregullt ligjor, duke krijuar bindjen se ato janë fiktive, me qëllim mbulimin e të ardhurave të pajustifikuara”.  

Gjatë procesit gjyqësor rezultoi se pasuritë në zotërim të Dashamir Gjokës "nuk i përgjigjen dukshëm nivelit të të ardhurave,fitimeve apo veprimtarive të ligjshme të deklaruara prej tij, dhe se personi i mësipërm nuk arriti që të provojë dhe të justifikojë burimin e ligjshëm të pasurive në zotërim të tij", shprehej prokuroria.

Dashamir Gjoka u arrestua në vitin 2013 pas një kërkesë të palës italiane për ekstradimin e tij pas procesit atje për trafikim të qenieve njerëzore. Por kjo kërkesë nuk u ekzekutua asnjëherë pasi gjyqësori shqiptar në të tre shkallët e tij e refuzoi ekstradimin dhe pse Prokuroria e Durrësit e lejoi atë.

Si u liruan pasuritë e Gjokës në Apel, loja me "Google Earth"

Gjykata e Apelit në atë kohë thirri në gjykimin ku hoqi konfiskimin e pronave, ekspertët që bënë ekspertizën në gjykatën e Shkallës së Parë, duke shtuar edhe një ekspert të tretë, të cilit i kërkoi 'sqarime plotësuese' edhe pse ai nuk kishte kryer ekspertizën e parë. Në rast kur gjykata konstaton të "meta" Gjykata e Apelit duhet të thërriste ekspertë të tjerë, të ndryshëm nga ata që kanë realizuar ekspertizën në shkallën e parë, shprehej prokuroria në atë kohë. Dhe pikërisht në bazë të “sqarimeve plotësuese” të ekspertit të tretë, komplet i jashtëm nga ekspertiza e parë, ndryshoi rrjedhja e gjykimit në Apel, e cila u pasua me rrëzimin e konfiskimit.

Gjykata e Apelit ka argumentuar se asetet pasurore të Dashamir Gjokës janë krijuar para vitit 1999, pra, para kohës kur ai është përfshirë në aktivitetin kriminal, për të cilin është dënuar në Itali. Këtë qëndrim, gjykata e ka bazuar edhe në të dhënat e “Google Earth” që lidheshin me disa foto të kompleksit "Gjoka" duke argumentuar se i përkasin një kohe para vitit 1999. "Në fakt, ky qëndrim i gjykatës nuk bazohet në asnjë prej provave shkresore të paraqitura nga Prokuroria”, shprehej prokuroria në kërkesën e saj për rekurs. Sipas prokurorisë, fotot e kompleksit “Gjoka” janë të periudhës nga 2002 e më pas, "por ekspertja nuk ka bashkangjitur foto të të njëjtit objekt të periudhës 1995-1999".

Pasuritë e konfiskuara të Dashamir Gjokës që më tej u liruan nga Apelit

Pasuria me sipërfaqe 6949 m² truall dhe 2012.17 m² ndërtesë, kompleks shërbimesh “Gjoka”, ndodhur në Durrës;
Pasuria me sipërfaqe 4639 m² arë, ndodhur në Durrës;
Pasuria me sipërfaqe 1247 m² truall dhe 230 m² + 710 m² ndërtesë, ndodhur në Durrës;
Pasuria me sipërfaqe 928 m² truall dhe 229 m² ndërtesë dy kate, ndodhur në Durrës;
Shoqëria “Gjoka” sh.p.k., së bashku me të gjitha asetet e saj.

Ne 'lupen' e OFL-se edhe i denuari per trafik droge dhe i afermi i tij

Emiljano Hysenaj, me banim në Durrës rezulton i dënuar në Gjermani për trafikim narkotikësh dhe pastrim parash, njofton zyrtarisht policia. Po ashtu, Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formular edhe të afërmit të Emiljano Hysenajt, Edlir Hysenaj, pasi siç bëri të ditur policia, dyshohet se ai gëzon pasuri të prejardhura nga krimi. Emiljano Hysenaj u arrestua në maj të 2018 në Gjermani së bashku me 12 shqiptarë të tjerë pasi u akuzuan se futën të paktën 1.8 ton kokainë me vlerë tregu 400 milion euro në Gjermani. I gjithë grupi kriminal ishte i mirë organizuar me detyra të qarta dhe të përcaktuara.

Droga e sekuestruar në maj 2018

Barra e proves ne gjykate

Pas plotësimit të formularit, përgjigjet e marra do t’i dërgohen Prokurorisë së Posaçme, SPAK, që do të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre.  Sapo të bëjë këtë vlerësim nëse ka dyshime të arsyeshme për pasuri me burime jo të ligjshme, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre. Me marrjen e masës së sekuestros, çdo pronë e subjekteve do të administrohet nga agjencia e posaçme e Ministrisë së Brendshme. Vetëm banesa mund të vazhdojë të përdoret për strehim, por nuk mund të shitet apo të jepet me qira nga subjekti.

Në një deklaratë për mediat nga Operacioni Forca e Ligjit, u tha se "të gjitha subjektet e Ligjit Special, pra të gjithë të dënuarit apo të akuzuarit gjatë 30 viteve të fundit, për krimet e parashikuara në këtë ligj, do të kalojnë sitën e provës së ligjshmërisë së pasurisë së tyre. Asnjë përjashtim nuk do të ketë dhe nuk mund të ketë dhe çdo përpjekje për të tjetërsuar ndërkohë pronën, duke përdorur familjarë apo të njohur, do të rëndojë të dyja palët". Kjo do të thotë se  personat e dyshuar për pasuri të ardhur nga krimi, por edhe familjarët e tyre që mund të kenë me letra prona të dyshimta, do të kenë barrën e provës për të faktuar para gjykatës se pasuritë e tyre i kanë me burime të justifikuara. Ligji Special parashikon vlerësime dhe hetime specifike të pasurisë edhe për rrethin familjar të personave të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar e krime të rënda.

Ditën e djeshme OFL sekuestroi një sërë pasurish në Shkodër, të personave të dyshuar si të përfshirë në pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës më 17 janar 2020, trupi i të cilit ende nuk është gjetur. Me kërkesë të OFL-së, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka nxjerrë urdhra sekuestrimi për pasuritë e Aldo Manishtës, Ardian Doçit, Artan Doçit, Gentian Finiqit, Martin Bletës dhe një personi me inicialet M.D. Gjithashtu ditën e djeshme OFL-ja u nisi formularin për të justifikuar pasurinë Lulzim Berishës dhe Ardian Çapjas. Lista e parë në duart e OFL-së përfshin 150 subjekte, nga 250 në total.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Popolli: 28/04/2020 12:24

    Ore spaku per cfar u Bo se nuk po' kuptoj per personat e thjesht apo per kriminelat qe na udhheqin politikanet dhe gjygjtaret Jan kriminela

    Përgjigju
  • borxhi: 05/02/2020 15:24

    une i shkreti jam tu dhene borxh dhe s po behem i pasur...k/kriminel qe je !!!

    Përgjigju
  • Ehhh: 05/02/2020 15:04

    Po kete te shkreten pse e nxjerrin me syze se lan nam. Shyqyr qe nuk po e mbulojne te teren

    Përgjigju
  • Pa emer: 05/02/2020 12:43

    Tirana a esht ne plan se aty esht koncentrimi i aseteve kriminale?

    Përgjigju
  • Eni: 05/02/2020 12:20

    Sa i ngjaka Dashamir Gjokes ky!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Së shpejti do të merrni një propozim shumë interesant...çfarë kanë rezervuar yjet për sot

Së shpejti do të merrni një propozim shumë interesant...çfarë kanë rezervuar yjet për sot