Nuk pagoi këstet e kredisë, gjykata i merr forcërisht 'Kaubojsit' 290 mijë euro

Nuk pagoi këstet e kredisë, gjykata i merr forcërisht 'Kaubojsit' 290 mijë euro

Eduard Ndocaj, ish deputeti që tashmë kandidon për zgjedhjet lokale në Lezhë, po përballet me një vendim gjykate, i cili rëndon financat e tij.

Ai është futur në regjistrin e kredive të këqija, me një borxh disa qindra mijëra euro.

“Kaubojsi” siç njihet ai, nuk ka shlyer një kredi të marrë prej tij dhe bashkëshortes në një bankë të nivelit të dytë, por pasi ka shlyer pak këste, Ndocaj nuk i ka dhënë më para gjykatës.

Në këtë vendim të Gjykatës së Tiranës, shihet qartë se gjyqtari ka vendosur që Përmbarimi të marrë forcërisht më shumë se 290 mijë euro nga Ndocaj dhe bashkëshortja e tij Valentina, dhe dy dorëzanës të tjerë,  për t’ia dhënë bankës së nivelit të dytë ku ajo kredi është marrë. 

Pavarësisht këtyre problemeve financiare, Eduard Ndocaj po kandidon si i pavarur për kryetar bashkie në Lezhë, përballë Pjerin Ndreut dhe Salvador Kacajt.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodra: 26/05/2019 12:39

    Keti tipi esht per ti sekuestru edhe musteqet.Rrot k..i esht dhe jo me shum

    Përgjigju
  • Arbëri: 25/05/2019 18:21

    Kandidoon për t’i shlyer borgjet duke ....!!!

    Përgjigju
  • xreport: 25/05/2019 17:34

    hahahhaha ky ky ky

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari