Nuk paguajnë energjinë:
Ja faturat e pushtetarëve 

Nuk paguajnë energjinë: <br />Ja faturat e pushtetarëve 

TIRANE- Faturat e energjisë elektrike, veçanërisht periudhën e ftohtë, janë “pjesa e luanit” buxhetet familjare të familjeve shqiptare. Shumica e popullit mundohet të mos e kalojë fashën e parë të tarifimit, deri në 300 kilovat faturohet me 7.5 lekë, ndërsa pas kësaj çmimi bëhet 13 lekë. Kur nuk kanë matës ata faturohen aforfe, sipas dëshirës, apo planeve të CEZ-it.

Këto llogari nuk vlejnë për njerëzit e rëndësishëm të Shqipërisë, nga presidenti, deri te deputetët, të cilët kanë të ardhura të mjaftueshme për të përballuar energjinë, e cila kushtueshme.

Shtetarët të më të paguar në Shqipëri, që kanë disa shtëpi në pronësi, edhe paguajnë, por edhe janë debitorë ndaj kompanisë çeke të shpërndarjes së energjisë, ÇEZ.

Energjia, faturat që (nuk) paguajnë VIP-at

Miliona lekë në muaj për të shlyer faturat e CEZ-it. Që normalisht duhet të harxhojnë familjet e shtetarëve më të paguar në Shqipëri, nga kreu i shtetit, te guvernatori i Bankës së Shqipërisë, kryetarja e kuvendit, kryeministri e familjarët e tij, deputetët dhe ministrat: të gjithë të bashkuar në një llogari të vetme, te detyrimet që u vijnë nga faturistët e energjisë elektrike. Faturat e energjisë elektrike, veçanërisht në periudhën e ftohtë, janë “pjesa e luanit” në buxhetet familjare të familjeve shqiptare. Shumica e popullit mundohet të mos e kalojë fashën e parë të tarifimit, deri në 300 kilovat që faturohet me 7.5 lekë, ndërsa pas kësaj çmimi bëhet 13 lekë. Kur nuk kanë matës ata faturohen aforfe, sipas dëshirës, apo planeve të CEZ-it. Këto llogari nuk vlejnë për njerëzit e rëndësishëm të Shqipërisë, nga presidenti, deri te deputetët, të cilët kanë të ardhura të mjaftueshme për të përballuar shpenzimet për energjinë, e cila është gjithnjë e më e kushtueshme. Në adresë të tyre vijnë fatura milionëshe, por edhe fatura me zero kilovat të harxhuara, gjë që edhe nuk mund të ketë ndodhur realisht. Ata edhe pse lëvizin në duar shumë pasuri, qëllojnë që të jenë debitorë të CEZ-it.

BAMIR TOPI
Kryefamiljarit Bamir Topit i duhen miliona lekë për të paguar faturat e energjisë. Me tre shtëpi në Tiranë, Topi harxhon mijëra kilovat. Fatura e një shtëpie shkon në 2167 kilovat, ose 331174 lekë të reja. Rreth kësaj tarife janë edhe faturat e muajve të tjerë. Por në verën e këtij viti, fatura ulet
ndjeshëm, në vetëm 300 kilovat, ose 2872 lekë, ndërsa presidenti është debitor në CEZ me rreth 22 mijë lekë të reja. E vogël është fatura e kryefamiljarit Topi edhe për muajin e fundit, tetor 2011, vetëm 4249 lekë të reja, por ai vijon të jetë debitor në shumën e mbetur 21564 lekë të reja në CEZ. Për vilën në Kodrën e Priftit, përtej Kinostudios, janari 2011 i vjen familjes presidenciale në shifrën 162046 lekë të reja. Në mars faturimi për vilën përgjysmohet në 548 kilovat, ose 68869 lekë të reja. Por fatura e fundit për vilën është shumë e ulët, vetëm 143 kilovat, ose 1421 lekë, ndërsa presidenti është debitor në CEZ për shumën 6789 lekë të reja. Për shtëpinë e tretë të Bamir Topit, në Tiranën e re, fatura e energjisë është zero kilovat. Kështu ka qenë edhe në tetor 2010, si dhe në tetor 2011.

GUVERNATORI ARDIAN FULLANI
Ardian Fullani do të jetë guvernator edhe për 7 vite të tjera. Me 14 vjet në krye të Bankës së Shqipërisë, rolit si drejtues bankash, dhe rrogën më të lartë se çdo zyrtar tjetër në vend, bashkëshorten, më parë në shkollën e magjistraturës dhe tani gjyqtare, Fullani "noton" në lekë. Por nuk ka për të paguar detyrimet e CEZ-it në vilën e tij në Malin e Robit. Në janar 2011 ai faturohetme 181 kilovatë, por është debitor ndaj CEZ, për pagesa të mëparshme me 39645 lekë të reja, aq sa harxhon në një muaj në vilën që ka në Tiranë. Në qershor 2011 fatura vjen për 357 kilovatë të harxhuar, ose 4174 lekë. Në tetor 2011, për shtëpinë në bregdet të Fullanit, fatura vjen 201 kilovatë, por ai ende i ka borxh CEZ-it 20939 lekë të reja.

GERNC RULI, EDHE ASNJE KILOVAT PER VILEN NE SAUK
Genc Ruli ka dy kontrata energjie, njërën për një shtëpi në Tiranë, ku nuk konsumon fare dhe një tjetër për vilën në Sauk ku konsumon shumë gjatë vitit, por edhe aspak në ndonjë muaj. Sipas deklarimit të pasurisë së Rulit, ai bashkë me bashkëshorten është pronar i truallit prej 612 metër katrorë në Mjull-Bathore, komuna Farkë, me shumën 30600 euro. Në deklarimin e vitit 2009, ministri Ruli deklaron një kredi të marrë për vilën e ndërtuar këtu, në vlerën 150 mijë euro. Në tetor 2010, për këtë vilë CEZ e ka faturuar Rulin me 1510 kilovat të harxhuar, ose 22374 lekë të reja. Në nëntor konsumi bëhet 2031 kilovat, ose 30814 lekë të reja. Në janar 2011 konsumi është i "çmendur" prej 7905 kilovatë, ose 126.073 lekë të reja, sa një rrogë zyrtari të lartë. Por në mars faturimi është zero kilovat për tu rikthyer më pas në faturime me ritme të larta, si në gusht me 3141 kilovatë deri në tetor 2011 me 2526 kilovatë të harxhuar. Por në shtëpinë në Tiranë, Ruli ka harxhuar vetëm 1 kilovat në janar 2011, zero kilovatë në mars, 30 kilovat në qershor apo 110 kilovat në gusht 2011.

MEDIU,MINISTRI ZERO KILOVAT
Fatmi Mediu u bë personazh me vlerën gjigande të kredisë që kishte marrë për shtëpinë në Tiranë. Në 2007, kur ishte ministër i Mbrojtjes, Mediu deklaronte se kishte marrë kredi për strehim 300 mijë euro, kësti mujor i të cilës shkonte 3048 eurosh, ndërsa me bashkëshorten merrnin si çift në muaj 2.867.985 lekë. Kjo super-shtëpi me sipërfaqe 220 metër katrorë nuk figuron me faturë në CEZ. Figuron vetëm vila në Kavajë te mali i Robit. Por edhe ajo me zero kilovatë të harxhuar. Në janar 2011, sahati atje ka mbetur në 3750 kilovatë, ndërsa vazhdon kështu për muaj me radhë dhe nëse shikon faturën e muajit tetor 2011, Fatmir Mediu, aktualisht ministër i Mjedisit, duket sikur nuk e përdor fare vilën, as në dimër as në behar dhe është debitor për të, vetëm për ambientet përbashkëta, taksën e televizorit dhe detyrimi i mbledhur është 4837 lekë të reja nëdrejtim të CEZ-it.

RIDVAN BODE
Ministri Bode është konsumator i madh i energjisë elektrike në shtëpinë e tij në rrugën "Myslym Peza" në Tiranë, por nuk figuron kontraktor me CEZ-in e Kavajës për vilën që ka në Qerret, të cilën sipas deklarimit të pasurisë e kishte përgjysmë me bashkëshorten e ndjerë në vlerën 2.4 milionë lekë. Në janar 2011, për shtëpinë në Tiranë, fatura vjen për 1143 kilovat të harxhuar, ose rreth 17 mijë lekë të reja. Në korrik fatura është 637 kilovat, në shtator 719 kilovat dhe në tetor 2011 me një ulje tëndjeshme me vetëm 461 kilovat orë të harxhuar dhe një detyrim prej 5624 lekësh.

ARGITA, SHUME SHTEPI, PAK FATURA
Vajza e kryeministrit Sali Berisha në formularin e saj të pasurisë për vitin e shkur, deklaroi një apartament me sipërfaqe 195 m2 në rrugën Mustafa Matohiti në katin e tetë me vlerë 200 mijë euro. Në deklarimin e pasurisë thuhet se kjo vlerë "është paguar tërësisht me të ardhurat e bashkëshortit". Faturat për vajzën e kryeministrit vijnë po në emër të bashkëshortit, Jamarbër malltezi. Dhe për tre shtëpi. Në njërën faturimi edhe është shumë i ulët, ndërsa për dy të tjerat shpenzimi është mesatar. Në njërën shtëpi në rrugën "Mustafa Matohiti" familja e vajzës së kryeministrit është e kursyer, duke harxhuar vetëm 282 kilovat në muajin e fundit të matur, pra tetor 2011, ose 3195 lekë. Në janar ka harxhuar edhe më pak, vetëm 111 kilovat, ose 1432 lekë, në qershor 199 kilovat, ose 2495 lekë etj. Në shtëpinë tjetër në bulevardin "Bajram Curri" harxhimet janë më të mëdha, sepse në janar 2011, fatura shkon në 11801 lekë të reja, përfshirë edhe TVSH-në dhe taksën e televizorit. Në shtator fatura shkon në 751 kilovat dhe 11090 lekë. Në këtë kohë ajo ka debi ndaj CEZ-it, 84157 lekë të reja, ndërsa në tetor 2011 borxhi zbret në 45 mijë lekë të reja, ndërsa detyrimi mujor faturohet rreth 13849 lekë të reja. Edhe shtëpia tjetër po në rrugën "Mustafa Matohiti" është me shpenzime të pakta. Në shkurt tarifimi është zero kilovat, në qershor është 199 kilovat, në korrik 213 kilovat, në gusht 223 kilovat dhe tetor 2011 282 kilovat. Jamarbër Malltezi, apo Argita berisha nuk figurojnë se kanë kontratë me CEZ-in për vilën në gjirin e Lalzit, që është ndërtuar si pjesë e një kompleksi turistik në bregdetin e Durrësit.

SHKËLZENI, ZERO KILOVAT
Shkëlzen Berisha, djali i vetëm i kryeministrit, prej mëse një viti jeton, zyrtarisht me qera në një vilë të madhe. Vitin e shkuar ai kishte të ardhura nga aktiviteti privat në fushën e pasurive të paluajtshme 150 000 euro si dhe 3.6 milionë lekë të reja të ardhura neto nga aktiviteti për konsulencë juridike. Në formularin e tij të deklarimit të pasurisë është edhe një kontratë qiramarrje për një shtëpi në kompleksin "https://www.oranews.tv/gjykata-ben-bilancin-e-ofl-ne-8-muaj-konfiskim-vetem-per-42-pasuri/ në Lundër me vlerë 1 mijë euro në muaj, në total 12 mijë euro në vit. Detyrimet për CEZ-in duhet të jenë në emër të pronarit libanez të vilës, që në Shqipëri merret me biznes, ndaj nuk mund të zbulohet detyrimi e Shkëlzen berishës për CEZin. Por largimi në periferi, duket se është shoqëruar me mbylljen e një shtëpie në Tiranë. Sipas faturave të CEZ, shtëpia në emër të tij, ka një matës energjie, i cili prej tetorit 2010 është në shifrën 2819 kilovat dhe ashtu është edhe në tetor 2011, por ai është debitor ndaj CEZ në shumën 3913 lekë të reja.

/xy/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike