KINË - Një berber në Kinë ka goditur me gërshërë në gjoks, njërin prej klientëve të tij. Berberi, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, nuk arriti të përmbajë nervat kur klienti i tha se nuk i pëlqente prerja e flokëve.

Ka qenë pikërisht ky momenti kur berberi, prapa krahëve të klientit të ulur në karrige ka marrë gërshërët nga rrafti dhe e ka goditur.

Një tjetër klient që ishte i pranishëm, as nuk morri mundimin të ndërhynte, por zgjodhi të largohej nga floktorja ndërsa dy burrat po përlesheshin me njëri-tjetrin.

Kolegët e berberit thanë për policinë se ai kishte vetëm 4 ditë që punonte në flokëtore, para se të sulmonte klientin e pakënaqur.

Viktimës iu desh ti nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale pasi gërshërët dëmtuan mushkërinë e tij, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ka nisur hetimin e ngjarjes dhe është vënë në kërkim të berberit, i cili u largua nga vendi i ngjarjes.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)