Pasditen e sotme njësia e Antikontrabandës në bashkëpunim me Taks Forcës dhe Tatimet kanë bllokuar një fabrikë të prodhimit të verës në Shelqet të bashkisë së Vaut të Dejës.
Nga aksioni është sekuestruar fabrika artizanale e cila, sipas njoftimit nuk plotësonte kushtet për prodhimin e verës.
Fabrika, sipas gazetarit të Report Tv në Shkodër, Ergys Kavaja është pronësi të Mark Gjergjit.
Hetimi tatimor ka bërë bllokimin e subjektit dhe bidonëve me verë që ishin gati për t’u tregtuar, pasi nuk plotësonte kushtet.
-
Po pse mor e sekuestroni kete vere qe eshte bio ashtu sic e kane pire te paret tane??! Nuk e shihni se nuk ka asnje ene kimike, peshore, ngjyrues por vetem fuci ku fermentohet rrushi??! Na moret ne qafe, pime vere fabrike qe prodhohet me acid dhe ngjyrues!!
Përgjigju









Komente
Komento