Ministri i shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Toni Gogu u pyet nga gazetarët për bojkotin e PD-së për reformën zgjedhore dhe territoriale. Gogu tha se opozita në një kah bërtet se zgjedhjet u vodhën dhe në anën tjetër nuk ulet në tryezë për të realizuar dy reformat që lidhen drejtpërdrejtë edhe me rrugën e Shqipërisë drejt BE. Mazhoranca e ka bërë të qartë se nuk do të presë opozitën për këto dy reforma dhe se do të zhbëjë formulën dhe do marrë shumicën. Gogu tha se në rast se opozita refuzon, PS do t’i kthehet verdiktit të popullit shqiptar që i dha 83 mandate.

“Kuvendi është i opozitës për të debatuar dhe për të qenë bashkë me ne në evropianizimin e kuvendit dhe çdo institucioni. Midis të ardhmes europiane të çdo familje shqiptare që lidhet drejtpërdrejtë me ato dy reforma, të bërtasësh se zgjedhjet ishte të pandershme dhe duhet bëhet reforma dhe të mos marrësh pjesë në një komision me përbërje të barabartë dhe mos të bëhet pjesë e reformës territoriale dhe që të dyja janë kushte të anëtarësimit, ne do ti kthehemi verdikti të urtë të votuesit shqiptar ku 83 mandate, janë mandatet e anëtarësimit në BE. Është piktura më e besueshme që na kanë dhënë shqiptarët, do ushtrojmë detyrën që integrimi europian të mos ngecë në vend, nëse opozita do na vër në sprovë, integrimi i BE  është i pandalshëm dhe nuk mundet t’i vëmë shkopinj nën rrota”, tha Gogu.

Jo vetëm për dy reformat, por për të gjithë rrugën drejt BE-së, Gogu tha se nuk do presin opozitën që të zgjodhët nga paraliza. Sipas tij, rruga drejt BE është është e pandalshme dhe nuk mund t’i vihen shkopinj nën rrota.

“Nuk do presim opozitën të çlirohet nga paraliza dhe nga kompleksiteti që integrimi europian ka të bëjë me sherr, tymajë dhe jo me rregulla dhe standarde që mund të duken të mërzitshme, por ja që kështu është procesi, që duhen kthyer në ligje, rregulla, por edhe realitet jo vetë shtetëror por edhe shoqëror. Koha në të cilën opozita ka përdorur është 1 herë e gjysmë më e madhe se koha që ka përdor  mazhoranca, edhe ato çështje që i kanë kërkuar me gjasme për interpelancë, ku ata i kanë pasur të gjitha mundësitë  për ta bërë këtë gjë, kanë zgjedhur të ndezin flakadanë duke ndërpre punimet e kuvendit. Ky është proces që duhet të sigurojë ritëm dhe të kalosh 200 ligje brenda një viti dhe nga ato të kesh debat konstruktiv meriton një tjetër lloj qasje nga kolegët e opozitës që janë të mirëpritur në diskutimin konstruktiv”, tha Gogu.


Lajmi kryesor:

Rruga drejt BE, Dhuka: Kushtet për integrimin duhet të plotësohen deri në fund të 2027-ës, 12 nisma ligjore të rëndësishme në Kuvend