Nuk pritej, regjistrohen 10 deputetë të rinj serbë në Kuvendin e Kosovës

Nuk pritej, regjistrohen 10 deputetë të rinj serbë në Kuvendin e Kosovës

Kuvendi i Kosovës

Një ngjarje e re, pak e pritshme marrë parasysh situatës aktuale në veri, ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës. Siç merr vesh gazeta Nacionale nga burimet e saj brenda Kuvendit, 10 deputetë serbë janë regjistruar si deputetë të ardhshëm, pasi ato mbetën të zbrazura si pasojë e dorëheqjes së deputetëve serbë.

Sigurisht, 9 deputetë janë të Listës Serbe, të cilët kanë zëvendësuar kolegët e tyre të partisë. Ndërsa 1 deputetë tjetër vjen nga radhët e GI Za Slobodu Pravdu i Opstanak – GI SPO, pasi Lista Serbe nuk kishte ndonjë deputet tjetër në listë për të zëvendësuar ish-deputetët që u dorëhoqën në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë Kurti për targat.

Një ngjarje e tillë është krejtësisht e re, pasi shumica e indikacioneve tregonin se Lista Serbe do të vazhdonte bojkotimin. Nuk dihet ende arsyeja pse ka ndodhur ky regjistrim, i cili vie pas takimit të fundit në Bruksel, që u realizuar me ftesën e ndërmjetësuesve evropain, e ku mori pjesë edhe Besnik Bislimi, kryenegociatori i Kosovës, i cili u pa shumë i nervozuar me gazetarët pas takimit.

Pra nuk dihet ende nëse ka ndonjë marrëveshje për këtë çështje, apo për atë të targave, që ishte edhe burimi i gjithë tensionimit në veri, që dërgoi në bojkotimin e institucioneve nga ana e serbëve. Por, sipas radhës këta janë deputetët që parashiheshin të zëvendësonin kolegët e tyre të dorëhequr disa ditë më parë, listë e publikuar nga Komisioni Qendron Zgjedhor (KQZ).

Ndryshe, Besnik Bislimi, dyshi i Qeverisë Kurti, ka theksuar dje se nuk ka asnjë marrëveshje, ndonëse tha se ka disa elemente për t’u diskuturar. “Nuk ka asnjë marrëveshje. Nuk ka propozim të Bashkimit Evropian. Ka elemente që kemi diskutuar për mundësinë e daljes nga kriza, por nuk ka dakordim. Nuk e di çka ka me ndodhë të hënën se jemi në bisedime”, theksoi ai.

Gazeta Nacionale ka shkruar disa pyetje në adresë të Kuvendit të Kosovës për të marrë një përgjigje zyrtare në lidhje me këtë ngjarje, por deri tani ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për këtë temë.

/Nacionale

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ Policia ndërhyn për t’i shpërndarë, militantët e Berishës përplasen me efektivët te sheshi Willson

Protesta e PD/ Policia ndërhyn për t’i shpërndarë, militantët e Berishës përplasen me efektivët te sheshi Willson