Nuk sanksionon Rusinë, Serbia ‘lëmoshë’ për Ukrainën dërgon ndihmë për riparimin e sistemit elektrik: Do të jetë më ngrohtë falë nesh

Nuk sanksionon Rusinë, Serbia ‘lëmoshë’ për Ukrainën dërgon ndihmë për riparimin e sistemit elektrik: Do të jetë më ngrohtë falë nesh

Lufta në Ukrainë, foto arkiv

Edhe pse nuk i është bashkëngjitur shteteve të tjera të Evropës për të dënuarkrimet ruse në Ukrainë, Serbia ka gjetur një metodë për të bërë shoë. Ambasada amerikane në Serbi njoftoi se është krenare për dërgimin e ndihmave në Ukrainë me qëllim mbështetjen e sistemit të saj elektrik dhe shtoi se të jesh partner do të thotë të ndihmosh kur të nevojitet.

"Ne jemi krenarë për Serbinë si i vetmi vend në rajon që dërgoi ndihma për rindërtimin e sistemit elektroenergjetik të Ukrainës. Me donacionin prej tre milionë eurosh, ambulanca dhe një vend të sigurt për shërimin e fëmijëve ukrainas, Serbia vazhdon me ndihma, duke shprehur solidaritetin me popullsinë e Ukrainës. Falë bujarisë suaj, do të ketë ngrohtësi dhe dritë atje ku deri më tani kishte të ftohtë dhe errësirë ", thuhet në tëeetin e ambasadës amerikane.

Me vendim të Qeverisë së Serbisë, të mërkurën katër kamionë me pajisje të lidhura me sistemin elektrik janë dërguar në Rumani në Qendrën e BE-së për grumbullimin e ndihmave për Ukrainën, prej nga do të përcillen në destinacion.

Kujtojmë se lufta ka nisur më 24 shkurrt të 2022, ende Serbia nuk e ka sanksionuar Rusinë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 30/03/2023 11:08

    Serbia fashiste lëmosh dhe Shqiptarëve kjo u intereson shumë , apo jo….???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet