TIRANW - Mësuesja e anglishtes në gjimnazin "Qemal Stafa" e cila i jepte mësim edhe djalit të kryeministrit Rama, është shkarkuar nga detyra, pasi prej muajit nëntor kishte bojkotuar mësimdhënien. Vendimi është marrë nga Drejtoria Arsimore e Tiranës ku argument jepet "braktisja e vendit të punës".
Entela Kasi u bë e njohur me letrën që i drejtoi kreut të qeverisë, përmes së cilës shprehte protestën e saj ndaj emërimeve në institucionet arsimore që sipas saj ishin politike. Që në atë letër të 25 nëntorit 2015, mësuesja e anglishtes deklaroi se nuk do të rikthehej në shkollë derisa të largoheshin ata që ajo i quante "mercenarë të pushteteve politike".

Vendimi eshte publikuar nga vete mesuesja ne faqen e saj zyrtare ne rrjetin social Facebook, ku bashkengjitur shkruan:
"Atje në shtëpinë e prindërve të mi në fshat, në kodrën që të drejton kah mali i Moravës, gjendet një tunel, një tip vendstrehimi për kohë lufte, i ndërtuar në kohën kur Shqipëria e izoluar dhe e rrethuar me vetveten sfidonte rrezikun e madh botëror. Sot, janë ende në modë bunkerët dhe kërpudhat. Them të kultivoj ca kërpudha aty brenda, pasi trustin e lulelakrës e ka përkufizuar qartë Brehti, tek Arturo Ui....Sigurisht që nuk do të mungojë ajri i pastër i Moravës, ku herë pas here do të ngjitem për të lexuar Njeriun e natyrës së Rusoit, për të kuptuar qytetarin shqiptar të shekullit të XXI....Nuk besoj që ky status të lexohet si ‘ arrati, agjitacion dhe propagandë apo sabotim’.
Cfarë shkruante mësuesja e Gregut në letrën drejtuar Ramës
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Cfarë shkruante mësuesja e Gregut në letrën drejtuar RamësRedaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)