Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Manjani komenton dorëzimin e listave nga partitë politike në KQZ, ndërsa shton se opozita duhet të marrë pjesë në zgjedhje.
Ndaj ai i bën apel opozitës që t’i bashkohet zgjedhjeve të 18 qershorit.
“Është i kotë gjithë debati mbi listat. Votuesit nuk zgjedhin, thjesht votojnë partinë! Ndaj që të mos votohet vetëm një parti, duhet opozita!”, shkruan Manjani.
Një ditë më parë, Ylli Manjani refuzoi propozimin e Kryesisë së LSI-së për të futur emrin e tij në listën e kandidatëve për deputetë të kësaj partie, pasi nuk ishte në listën fituese.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com