Nuk u bë pjesë e Kryesisë së Rithemelimit, Tabaku për Report Tv: Bashkimi duhet të vijojë në bazë, nuk bëhet me 5 njerëz politikë

Deputetja demokrate Jorida Tabaku e ftuar në Report Tv ka folur mbi bashkimin e grupit Bardhit me Rithemelimin. Me ndryshimet statutore të Rithemelimit, kryetarët e komisioneve parlamentare janë bërë edhe anëtarë të kryesisë, por Tabaku refuzoi të shkonte në mbledhje.

Në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, me gazetarin Nertil Agalliu, deputetja Tabaku thotë se nuk ka pasur zëra në media për ndryshimet në statutin e Rithemelimit, por thekson se “oferta jo publike s’ka dëgjuar”. Ajo thekson se PD duhet të vijojë bashkimin në bazë, pasi nuk arrihet me 5 vetë.

“Çdo gjë që është diskutuar me mua ka qenë publike, oferta jo publike s’kam dëgjuar. Kam parë ndryshime stautore që janë bërë dhe kolegët e grupit që kanë marrë pozicion. PD duhet të vazhdoj të bashkohet edhe më shumë. Bashkimi i PD nuk është se u bashkuam ne 5 njerëz politik, por në bazë me gjithë demokratët. Nuk është një proces i lehtë, janë hedhur shumë akuza, shumë sulme, besoj se duhet t’i japim kohë këtij procesi.

Sa i takon negociatave mes Nikollës dhe krerëve të grupeve parlamentare për kthimin në normalitet të kuvendit, Tabaku thotë se nuk ka dijeni. Ajo shton se Nikolla duhet t’i kishte bërë me kohë këto negociata dhe thekson se kërkesat e opozitës duhet të dëgjohen.

“Nuk kam pasur dijeni nëse ka pasur apo jo diskutime, por më duket diçka shumë normale përderisa kërkesat e opozitës kanë qenë publike, përderisa është duke u protestuar prej gati 5 muajsh. Do kishte qenë e udhës që Nikolla ta kishte bërë këtë me kohë, shpresoj shumë që kërkesat e drejta të opozitës të dëgjohen”, vijon Tabaku.

Tabaku thekson se duhet të bëhet e gjithçka për t’u kthyer normaliteti në Kuvend.

Mungesa e një debati është duke krijuar këtë situatë. Shpresoj ti jepet zgjidhje kësaj situate. Parlamenti me thënë të drejtën nuk është arena e debatit që duhej të ishte, e ka humbi vlerën prej mënyrës si është sjell mazhoranca vitet e fundit, por kjo s’do të thotë që s’duhet të vazhdojmë përfaqësimin tonë. Duhet të bëjmë të pamundurën për t’iu rikthyer debatit, por me kërkesat e opozitës.

Sa i takon amnistisë penale, Tabaku tha se nuk voton pro amnistisë të dënuarve nga GJKKO.

Nëse ne do kishim qenë në komisionin e ligjeve s’do kishte asnjë debat se çfarë është miratuar, ca ka kaluar në komision. Mbledhja online  e lejoji mazhorancën të krijonte sa më shumë amulli, mungesë të transparencës. Është normale që për një opozitë të votojë për një amnisti. E kam të pamundur të votoj amnistinë e krimeve që GJKKO ka dhënë një vendim të formës së prerë dhe ne ti amnistojmë. Japim sinjal të keq për institucionet e drejtësisë dhe ata që kanë kryer vepra e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

SI.E./B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI