Vrasja e Devi Kasmit, ekzekutori grek nuk paraqitet në gjykatë: Më kanë kërcënuar për jetën

Vrasja e Devi Kasmit, ekzekutori grek nuk paraqitet në gjykatë: Më kanë kërcënuar për jetën

Ekzekutori i Devi Kasmit, Efththimious Efthimiou

Ekzekutori grek i Devi Kasmit, Efththimious Efthimiou pretendon se është kërcënuar në paraburgim me jetë dhe se për këtë arsye nuk është paraqitur të mërkurën në gjyqin e kërkuar nga vetë ai. Sipas një deklarate të Efththimious për gjykatën, ai nuk është paraqitur në gjyqin ku kërkonte shfuqizimin e masës "arrest ne burg" pasi ndjen pasiguri për jetën. 

Efththimious ka qenë më parë anëtar i forcave speciale greke, por u përjashtua pasi u zbulua se ishte i përfshirë në trafik droge. Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën euro dhe para shqiptare, që dyshohen se i ka përfituar si shpërblim për vrasjen e Devi Kasmit.

Krahas tij, në fillim të vitit u arrestuan në kuadër të operacionit “Enigma” edhe shtetasit Elton Halipaj,36 vjeç lindur në Skrapar, banues në Tiranë, Malvin Dimollari, lindur në Korçë e banues në Tiranë, dhe Elton Hoxhallari, 36 vjeç lindur dhe banues në Tiranë. Në kërkim për vrasjen e 41-vjeçarit vazhdon të mbetet Altin Hoxhallari.

Gjatë operacionit të zhvilluar në shkurt, u ushtruan një sërë kontrollesh në banesat e të arrestuarve të sipërpërmendur si dhe në një vilë të ndodhur në periferi të Tiranës, e cila shërbente si bazë e grupit. Si rezultat e kontrolleve të kryera në këtë vilë autorëve të dyshuar iu është gjetur një arsenal armësh e municionesh, arsenal eksplozivësh, raketa hedhëse, armë të preçizionit të lartë, minë me telekomandë, dylbi, radio ndërlidhje si ato të policisë të cilat funksiononin në grup, maska, veshje kamoflazhi, etj.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump