Në një fjalë për gazetarët pas daljes nga Kuvendi, Taulant Balla tha se qeverisa nuk zmbrapset për një grup mbeturinash sociale e politike. Ai përsëriti mbështetjen ndaj Policisë së Shtetit pas sulmeve të protestuesve ndaj efektivëve. Shefi i grupit parlamentar të PS tha se protesta është ndarë në dy, protestuesit e vërtetë, për të cilët tha se do të dialogojnë dhe ata që kanë precedentë penalë.
“Unë jam mësuar në këto 13 vite të qeverisjes sonë. Ne s’mund të zmbrapsemi se një grup mbeturinash sociale e politike mendojnë që parlamenti duhet të shpërndahet. Sot, edhe shqiptari më skeptik sa i përket pjesës që këtu është një skenar tërësisht jo shqiptar, në dëm të Shqipërisë, ky skenar nuk është surprizë. Për ne s’është surprizë, e kemi pritur, kemi kohë që e presim. Kush ka dyshime që brenda atij grupi atje, dhunon punonjësit e policisë. Gjaku i policisë është gjaku i shtetit. Mbështes policinë e shtetit. Kushdo që ngre dorë, do të përballet me forcën e Policisë së Shtetit. Pse 28 ditë s’pati asnjë akt dhune dhe pjesëmarrja ishte më e madhe? PS, qeverisja e saj, pas pak ditësh do të vijë momenti kur do të ulet me protestuesit e vërtetë, ata që u ngritën për natyrën, për arrogancën e çdo punonjësi të administratës që ka zënë karrigen. Protestuesit e vërtetë sot ndahen qytetarët që mbushin bulevardin dhe një grup personash me precedentë penalë”, u shpreh Balla.
Lajmi kryesor:
Kuvend/ Deputetët e PD mungojnë në seancë plenare! Balla: U trembën nga vezët! Kremlini ka dorë në protestat e zhvilluara në Tiranë, synohet destabilizimi i Shqipërisë









