TIRANË- Pjesëmarrje të ulët ka pasur protesta e pestë për Klodjanin, dhe kjo është evidentuar edhe nga zv. kryeministri Erion Braçe, teksa ka shpërndarë pamjet e Report Tv.

Edhe pse të pakët në numër, për numrin 2 të qeverisë, janë të mjaftueshëm për t'i shkaktuar dëme të mëdha qytetit, jo vetëm nga pikëpamja materiale , por ajo çfarë është më e keqja, është shndërruar në një vatër të madhe infeksioni COVID.

"Ja kaq! Por fuqi e mjaftueshme për: Të thyer semaforët, shkatërruar tabelat, bëre copash stacionet e autobusëve, djegur koshat e plehrave, përdorur kriminalisht fëmijët! Për të përhapur infeksionin edhe më gjerë e masivisht në Tiranë, një qytet që ka çdo ditë mbi 350 të infektuar të rinj, 4, 5, 6 te vdekur nga infeksioni çdo ditë!

Këta janë! Kaq dinë të bëjnë! Kështu e kanë nisur herët, të tillë do jenë deri sa të shuhen", shkruan Braçe.