Numërimi elektronik, kompania
spanjolle “Indra” zgjidhet në Fie

Numërimi elektronik, kompania <br />spanjolle  “Indra” zgjidhet në Fie
TIRANE - Kompania spanjolle “Indra” është përzgjedhur, mes 4 kompanish për të vazhduar në fazën e mëtejshme të negociatave për “Realizimi i Sistemit Elektronik të Numërimit të votave në Qarkun e Fierit”.

Në një njoftim për shtyp, zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxha u shpreh se “Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka filluar dhe po vazhdon negociatat në termat financiare dhe teknike të ofertës së paraqitur nga kjo kompani”.

"Në përfundim të shqyrtimit të ofertave teknike dhe dokumentacionit administrativo-ligjor të paraqitur nga këto kompani, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave përzgjodhi për të vazhduar në fazën e mëtejshme të negociatave kompaninë spanjolle  “Indra”. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka filluar dhe po vazhdon negociatat në termat financiare dhe teknike të ofertës së paraqitur nga kjo kompani. Kompania  “Indra” në bazë të materialit të paraqitur është një kompani spanjolle por me një shtrirje në mbi 30 vende të Evropës dhe botës.  “Indra” ka eksperiencë të konsoliduar në fushën e menaxhimit të zgjedhjeve si dhe ka realizuar me sukses projekte të ngjashme në fushën e numërimit elektronik të votave, siç janë zgjedhjet për bashkinë e OSLO-s të zhvilluara në Norvegji dhe ato të Londrës të zhvilluara në Angli”, tha Hoxhaj.

Gjithashtu Hoxhaj njoftoi se për realizimin e Sistemit Elektronik të Verifikimit të votuesve në qarkun e Tiranës, kanë paraqitur ofertat e tyre 5 kompani.
“Ju njoftojmë se Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, ka hapur procedurën për realizimin e Sistemit Elektronik të Verifikimit të votuesve në qarkun e Tiranës, ku kanë paraqitur ofertat e tyre teknike
1- INDRA, kompani spanjolle
2- Aleat & Morpho, bashkim kompanish shqiptaro franceze
3- Communication Progress, kompani vendase
4- Proton, kompani vendase.
5- R&T, kompani vendase
Komisioni i Vlerësimit të Ofertave është në fazën shqyrtimit dhe vlerësimit të ofertave të paraqitura nga këto kompani”, përfundoi Hoxha.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

OKB e shqetësuar: Rindërtimi i Gazës mund të zgjasë 80 vjet

OKB e shqetësuar: Rindërtimi i Gazës mund të zgjasë 80 vjet