Numëruesit, Kolegji rrëzon Idrizin
PDIU mund të rishohë koalicionin 

Numëruesit, Kolegji rrëzon Idrizin<br />PDIU mund të rishohë koalicionin 
TIRANË - Kolegji Zgjedhor lë në fuqi vendimin e KQZ-së duke rrëzuar kështu kërkesën e PDIU-së e cila donte të kishte përfaqësues të saj në grupet e numërimit të votave për zgjedhjet e 21 Qershorit. Me kete vendim, ne grupet e numerimit do te kete perfaqesues nga PS-LSI dhe PD-PR.

Avokati i PDIU-së Gazmend Osmani tha menjëherë pas vendimit se Kolegji është nën presionin e partive të mëdha, duke deklaruar njëherësh se PDIU do të rishikojë qëndrimin e saj në raport me marreveshjen e arritur ne prill me koalicionin e majte per bashkeqeverisje. “Kërkuam nga Kolegji Zgjedhor zbatimin e ligjit”, tha ai.

Ndryshe nga ç’kishte propozuar në KQZ, PDIU kërkoi në Kolegj që shorti te hidhej mes saj dhe PR dhe jo Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ndërkaq përfaqësuesit e partive politike, PD, PS, PR dhe LSI te pranishëm në gjykate ishin kundër kërkesës së PDIU-së. 

Sipas ligjit, numëruesi i takon partisë së dytë të secilit koalicion të dalë nga zgjedhjet e fundit parlamentare. PDIU pretendonte se kishte një numërues. Por kjo parti ne zgjedhjet e kaluara ishte ne koalicion me PD dhe tani garon me të majtën. Pas disa votimeve në KQZ dhe tashme edhe ne Kolegj, PDIU mbeti jashtë komisioneve zgjedhore. 

Diskutimet ne seancen e mbajtur ne Kolegjin Zgjedhor
Në kolegj mbajti fjalën e tij edhe kryetari i kësaj force politike Shpëtim Idrizi duke thënë se PDIU  kërkon të drejtën e saj mbi bazë të asaj që përcakton kodi zgjedhor
 
“Ne i mbahemi strikt formulimit ligjor në të drejtën tonë për short. PDIU kërkon te drejtën e saj në bazë të kodit. Ne nuk jemi aty për të tjetërsuar votën .në këto zgjedhje ne jemi pjesë e koalicionit maxhoritar"- tha Idrizi

Në seancën e shqyrtimit të mbajtur këtë të hënë në Kolegj, avokati i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet Eno Bushi u shpreh se vendimmarrja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk është një vendim i vetëm por janë dy vendime me arsyetime të ndryshme.

“Ligji përcakton si kusht pjesëmarrje në short për partitë që kanë më shumë se dy deputete në parlament dhe të jenë pjesëmarrëse në zgjedhje. Ligji nuk mund të zëvendësohet nga vendimmarrja e KQZ si dhe ligji ngarkon KQZ të respektojë barazinë në procesin zgjedhor. Ne kërkojmë pranimin e kërkesës tonë dhe duke përcaktuar që PDIU të përfshihet në short me partinë republikane si pjesë e opozitës”-u shpreh Bushi.

Nga ana tjetër përfaqësuesja KQZ-së në kolegj tha se me kalimin e PDIU-së në koalicionin e majtë ende nuk është i qartë pozicioni i PDIU dhe kjo zgjedhje, -shton ajo, -është bërë për efekt  të baraspeshimit politik.
 
“PDIU mbledh votat në koalicion me PS është konkurruese me të djathtën çdo e drejtë që ka PDIu është brenda koalicionit për të qenë bashke me ta. Nuk mund te ekuilibrohet administrata. Relatorja i llogaritet nëse jemi në tre koalicione sot kemi konkretisht dy koalicione”- u shpreh Arjan Madhi përfaqësues i PR.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike Ivi Kaso shprehu shqetësimin se nëse PDIU është në koalicion me PS-në siç tha Madhi, atëherë prishet balanca mes forcave forcave politike numëruesit e të cilëve do të përfshihen në proces.

"PDIU është në garë me koalicionin e majtë dhe po kërkohet që 3 numërues të shumicës dhe 1 të opozitës dhe kështu nuk mund të bëhen zgjedhjet. Vendimi i Kolegjit në 2009 ishte  që në kushtet kur ishin katër koalicione në garë. KQZ duhet të verifikonte mbështetjen që një force politike jep për koalicionet"- tha Kaso.

Pak ditë më parë Komisioni qendror i zgjedhjeve votoi katër vota pro dhe tre kundër për të ndarë postet e numërimit të votave në zgjedhjet e 21 qershorit 2015 duke i dhënë Partisë Socialistë, Partisë Demokratike, Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partisë Republikane nga një anëtar, vendim që efektivisht përjashton Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet nga grupet e numërimit.

Kujtojmë se vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka sjellë debate të ashpra në mbledhjen e KQZ nëpërmjet përfaqësuesit të PDIU-së i cili e konsideroi të pabazuar në ligj vendimin e këtij komisioni dhe kryetares Lefterie Luzi. 

Redaksia Online
(S.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Çuçi: Veliaj është ka mbështetjen absolute të grupit të PS! S’e bën pis asnjë lloj balte që hidhet ndaj tij

Çuçi: Veliaj është ka mbështetjen absolute të grupit të PS! S’e bën pis asnjë lloj balte që hidhet ndaj tij