Atentat në Greqi, Andrea Kalemi qëllohet me 10 plumba në sy të fëmijëve e gruas! Në gjendje kritike për jetën! I afërmi i Aleksandër Sadikajt, u përfshi në vrasjen e Edmond Papës

GREQI- Andrea Kalemi, 51 vjeç, i dyshuar për përfshirjen e tij në vrasjen e Edmond Papës në dhjetorit 2022 në zonën e Selitës në Tiranë, u qëllua me breshëri plumbash teksa ishte me pushime në ishullin Pax të Greqisë në detin Jon mbrëmjen e së mërkurës (9 gusht).

Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema bëjnë me dije se, biznesmeni që njihet edhe me emrin Adriatik Kalemi, po lufton për jetën në spitalin e Janinës pas atentati të organizuar ndaj tij, autor i të cilit dyshohet se është një tjetër shqiptar.

U qëllua në sy të fëmijëve e bashkëshortes
Ai rezulton të ketë kaluar për pushime në territorin grek në datën 5 gusht nga pika kufitare e Kakavijës, me bashkëshorten dhe 3 fëmijët. dhe është qëlluar të paktën 10 herë në sy të tre fëmijëve dhe bashkëshortes së tij nga një person i cili kishte fytyrën të mbuluar dhe është larguar pa u vënë re nga askush.

 Pushuesit në ishull dëgjuan të shtënat dhe gjetën të gjakosur 51-vjeçarin. Policia greke dyshon se bëhet fjalë për një atentat për larje hesapesh dhe se atentatori shqiptar erdhi nga Italia për të kryer atentatin. Në vendin e ngjarjes u gjetën 14 gëzhoja, 10 plumbat e të cilave prekën trupin e Kalemit.

Kalemi në kërkim për dy vrasje në Belgjikë
Andrea Kalemi nuk është emër i panjohur për policinë shqiptare. Në vitin 2001 ai rezulton i arrestuar nga forcat speciale RENEA dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet belge, pasi akuzohej se në bashkëpunim me vëllain e tij Fatmir Kalemi kishte vrarë vëllezërit Mevlan e Adriatik Çaça, ngjarje e ndodhur në Anderleht, më 13 prill 2001. Në 2017-ën u arrestua në Tiranë me 2 të tjerë pasi duke qenë edhe nën efektin e alkoolit, kundërshtuan punonjësin e policisë në detyrë, duke prishur rendin dhe qetësinë publike.

Kalemi i afërm i Sadikajt
Në qershor 2022 Kalemit iu vra me shpërthim eksplozivi i afërmi Aleksandër Sadikaj në autostradën Tiranë-Elbasani dhe 6 muaj më vonë, në Tiranë u ekzekutua biznesmeni Edmond Papa si shënjë hakmarrje për vrasjen e Sadikajt. Për vrasjen e Papës u arrestua shoku i Andrea Kalemit, Albano Velo dhe u shpall në kërkim Andreë Bode dhe në dosjen hetimore përmendet edhe vetë emri i Kalemit. Ai rezulton të ketë lidhje të ngushta shoqërore me Velon dhe Boden.

Andrea Kalemi është bashkëpronar i kompanisë “Shiza Kalemi” sh.p.k në Memaliaj për tregtim me pakicë dhe shumicë të produkteve, restorant, pika servisi, parkime, lavazhe, hotele, e më gjerë.

Si u vra Edmond Papa?
49-vjeçari Edmond Papa, u qëllua rreth orës 16:30 në zonën e Selitës në Tiranë më 16 dhjetor 2022, teksa ishte në një lokal aty pranë, në rrugën "Fadil Bodinaku". 49-vjeçari u dërgua në spital, por nuk arriti që t’u mbijetonte plagëve të marra. Në momentet që është afruar në ambientet e jashtme të lokalit Papa ka reaguar dhe ka qëlluar në drejtim të tij me mjetet që ka pasur përpara, tavëll duhani dhe të tjera. Në këtë moment një nga autorët ka qëlluar me plumba pistolete 9 herë dhe menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes.  Edmond Papa ishte me precedent në Greqi, i dënuar për trafik droge si dhe i skeduar më parë në Britani të Madhe. Sipas burimeve, ai kishte pak kohë që kishte ardhur në Shqipëri ndërsa në Tiranë ndodhej për të shoqëruar nënën për disa vizita mjekësore. Viktima ishte pronar i hotel ‘Blue Sky’ në Sarandë.

Si u vra Aleksandër Sadikaj?
Më 11 qershor 2022, 27 vjeçari Aleksandër Sadikaj, pronar i një resorti me pistë hipizmi në Memaliaj, ishte nisur drejt qytetit të tij, por në aksin Sauk-TEG, makina me targa AB077PO me të cilën ai po lëvizte shpërtheu, si rrjedhojë e sasisë së tritolit. Bomba me celulare dyshohet se i është vendosur nga persona që kishin akses te makina. Nga shpërthimi Sadikaj humbi 2 gjymtyrët e poshtëm, këmbët, dhe ia doli që të dilte vetë nga makina e të dërgohej në spital, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të rënda

1691652146_kalemiadriatikkalemi.jpg

 

Adriatik 'Andrea' Kalemi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:21
DETAJI/ Atentati në ishullin grek, Andrea Kalemi u qëllua në sy të 3 fëmijëve dhe bashkëshortes së tij

 

Report TV mëson se Andrea Kalemi, i njohur dhe si Adriatik, ose Tik Kalemi, kishte dalë nga Shqipëria më 5 gusht 2023 së bashku me familjen e tij për të shkuar me pushime në ishullin grek Pax të Greqisë.

Ai është qëlluar të paktën 10 herë në sy të tre fëmijëve dhe bashkëshortes së tij nga një person i cili kishte fytyrën të mbuluar dhe është larguar pa u vënë re nga askush.

Atentati ndodhi mbrëmjen e 9 gushtit 2023. Viktima e sulmit u dërgua në Qendrën Shëndetësore Paxos dhe më pas në Spitalin Universitar të Janinës ku ndodhet në gjendje kritike për jetën por stabile.

Ora 11:14
I shpëtoi atentatit në Greqi, Andrea Kalemi u transportua me skaf nga ishulli në Janinë për t’u mjekuar, 51-vjeçari në gjendje kritike! Fotoja nga TIMS

1691658647_adriatikkalemi.jpg

Shqiptari i plagosur në Greqi, Andrea Kalemi (Adriatik Kalemi) është transportuar i plagosur me skaf nga Paxos në limanin Arlia, Përdika dhe më pas në spitalin e Janinës për t’u mjekuar. Sipas informacioneve, gjendja e tij është kritike.

Autori ka qene i maskuar, i paidentifikuar ende. Dyshohet të ketë mbërritur nga Italia por nuk konfirmohet ende

Ora 10:46
Si u vra Edmond Papa, lidhja me Aleksandër Sadikajn! Arrestimi i Albano Velos dhe shpallja në kërkim e Andrew Bode i dyshuar si 'qitësi'! Dhe atentati në ishullin grek

Atë ditë Edmond Papa, ishte nisur nga Saranda drejt Tiranës për të vizituar të ëmën që ishte e sëmurë. Ishte data 16 dhjetor 2022.  49-vjeçari, pronar i hotel ‘Blue Sky’ në Sarandë dhe që njihej në këtë qytet me mbiemrin Hoxha, e kishte ndryshuar kur kishte shkuar në Greqi në Papa. 

Ka qenë ora 16:30 minuta kur Edmond Papa kishte zbritur në një lokal për të konsumuar kafe, pranë pallatit ku banonte i vëllai dhe po qëndronte, në rrugën “Fadil Bodinaku”, në zonën e Selitës në Tiranë, kur drejt tij është afruar autori i vetëm dhe ka qëlluar me 9 plumba pistolete të llojit Glok.

Kamerat e sigurisë të zonës dhe jashtë lokalit ku ndodhi vrasja fiksuan momentet kur autori kishte qëndruar për disa minuta në këmbë pranë pallatit ku banonte vëllai 49 vjeçarit.

Më 3 janar 2023 policia arrestoi Albano Velon, si person i dyshuar i përfshirë në vrasjen e mes dhjetorit në Tiranë. 30-vjeçari nga Këlcyra, i cili ishte djali i efektivit të policisë së Komisariatit nr. 4, Dilaver Velo, - i pezulluar më pas nga detyra – dyshohej se mori hak për vrasjen e shokut të tij të ngushtë, Aleksandër Sadikaj, i ekzekutuar në qershor 2022.

Sipas policisë ai kishte monitoruar lëvizjet Edmond Papës, ndërkohë në kërkim u shpall dhe një person tjetër i identifikuar si A.B., banues në Tiranë. Vetë  Albano Velo ka mohuar autorësinë e vrasjes.

30-vjeçari nga Këlcyra u vu në pranga në Rinas teksa po kthehej nga Franca në orët e para të mëngjesit të 1 janarit, atje ku ishte larguar vetëm katër ditë pas ekzekutimit të Edmond Papës.

Po kështu për vrasjen e Edmond Papës, më 6 janar 2023 në kërkim u shpall edhe Andrew Bode, 44 vjeç, me origjinë nga Berati. 
Andrew ishte emri i tij i dytë, pasi më herët emri i tij ka qenë Edvin Bode, por për shkak të problemeve me ligjin e ka ndërruar disa vite më parë.  Dyshohet se ai ka pasur rolin e qitësit.
Bode figuron edhe biznesmen, pasi ka një kompani në Korçë që merret me import dhe eksport, tregtim me shumicë dhe me pakicë të ujit të pijshëm, depozitimin dhe transportin e ujit të pijshëm dhe pijeve të tjera joalkoolike.

Një nga pistat e hetimit ishte ajo e hakmarrjes duke e lidhur atë me ekzekutimin e Aleksandër Sadikajt, 6 muaj para ekzekutimit të Papës, vrasje ende e pazbardhur. Pronar i një resorti me pistë hipizmi në Memaliaj, ishte nisur drejt qytetit të tij, por në aksin Tiranë-Elbasan, makina e tij, me targa AB077PO shpërtheu  në lëvizje e sipër nga një sasi tritoli. Bomba me celulare dyshohet se i është vendosur nga persona që kishin akses te makina.

Një tjetër pistë e dyshuar që u deklarua atëherë për vrasjen e Papës ishte dhe larja e hesapeve për një sasi prej 700 kg kanabis që solli edhe ekzekutimin e 2 shqiptarëve Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organaja në Athinë.

Ndërkohë zinxhiri i vrasjeve vijoi mbrëmjen e  9 gushtit 2023 kur  Andrea Kalemi, 51 vjeç, i afërm i Aleksandër Sadikajt, u qëllua me breshëri plumbash në ishullin Pax të Greqisë, ku ndodhej me pishime. 

Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema bënë me dije se, biznesmeni që njihet edhe me emrin Adriatik Kalemi, po lufton për jetën në spitalin e Janinës pas atentati të organizuar ndaj tij, autor i të cilit dyshohet se është një tjetër shqiptar. Policia greke dyshon se bëhet fjalë për një atentat për larje hesapesh dhe se atentatori shqiptar erdhi nga Italia për të kryer atentatin.

Zinxhiri i vrasjeve që dyshohet se lidhet ngushtësisht me prishjen e pazareve të drogës.

Ora 09:40
Nga vrasjet në Belgjike tek e Edmond Papës, kush është Andrea Kalemi! I shpëtoi dje atentatit me 10 plumba në Greqi! Pronar i dhjetëra bizneseve

1691652146_kalemiadriatikkalemi.jpg

51-vjecari Andrea Kalemi i njohur edhe si Adriatik Kalemi, i plagosur në një atentat në Greqi nuk është një emër i panjohur për policinë shqiptare. Në vitin 2001 ai rezulton i arrestuar nga forcat speciale RENEA. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë belge, pasi akuzohej se në bashkëpunim me vëllain e tij Fatmir Kalemi kishte vrarë vëllezërit shqiptarë Mevlan e Adriatik Çaça, ngjarje e ndodhur në Anderleht të Belgjikës, më 13 prill 2001.

Në vitin 2017 ai është arrestuar në Tiranë sëbashku me 2 persona të tjerë pasi duke qenë edhe nën efektin e alkoolit, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kundërshtuar punonjësin e policisë në detyrë, duke prishur rendin dhe qetësinë publike, ndërsa një person i katërt që ishte me ata goditi me shufër hekuri në kokë, punonjësin e policisë E. V., i cili u dërgua në spital.

Në vitin 2022 Kalemit i është vrarë me shpërthim eksplozivi kushëriri, Aleksandër Sadikaj. Disa muaj më vonë, në Tiranë u ekzekutua biznesmeni Edmond Papa si shenjë hakmarrje për vrasjen e Sadikajt. Për vrasjen e Papës u arrestua shoku i Andrea Kalemit, Albano Velo dhe është në kërkim shoku tjetër Andreë Bode. Në dosjen hetimore përmendet edhe emri i Kalemit.

Andrea Kalemi rezulton bashkëpronar i kompanisë “Shiza Kalemi” sh.p.k me adrese ne Memaliaj dhe objekt “Ne fushën e tregtisë, import, eksport, tregti me shumice dhe pakice e mallrave industriale, ushqimore, bujqësorë e blegtorale, veshmbathje, konfeksione, prodhim, përpunim e tregtim i materialeve te ndërtimit, inerte, rëre, zhavorr, tregtim i automjeteve, makinerive, hidrosanitare, bimëve medicinale, te lendes drusore, plastike, duraluminit etj. Bar bufe, restorant, pika servisi, parkim automjetesh, lavazh, hotele etj. Agjensi shitblerje dhe dhënie me qira te pasurive te patundshme, agjenci transporti te udhëtareve dhe mallrave brenda dhe jashtë vendit, si dhe aktivitete te ndërtimit. Pastrim te sipërfaqeve urbane, gjelbërim mirëmbajtjen e sipërfaqeve te gjelbëria, mirëmbajtjen e varrezave publike dhe dekorim te qytetit”.

Ora 09:19
EMRI/ U qëllua 10 herë në Paxos të Greqisë, kush është 51-vjeçari shqiptar! I përfshirë në vrasjen e Edmond Papës, djali i dajës i Aleksandër Sadikajt

1691652036_kalemisadikajpapa.jpg

Personi që shihni në foto (majtas) është Andrea Kalemi, 51-vjeçari shqiptar i cili u qëllua me 10 plumba në ishullin e Paxos në Greqi. Kalemi është qëlluar për larje hesapesh. Dyshohet se është i përshirë në vrasjen e Edmond Papës.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tata: 10/08/2023 12:54

    Ooooh,edhe nje mut me pak. Kur tjetri? Sepse edhe kur i kerkojne per burgje,fshihen se kujtojne qe jane zoter. Si minj bejne para e si minj perfundojne,plluq

    Përgjigju
  • Kalemi travel: 10/08/2023 12:22

    Kalemi travel and tours

    Përgjigju
    • Gjirokastra: 11/08/2023 04:07

      Mos ngatërroni kekun me byrekun!

  • Grupi: 10/08/2023 12:17

    Prokuroria e koruptuar shqiptare ende nuk po konfiskon pasurite e krimit te Sadikajt dhe bandes se qelbur te tij. Keto pasuri kriminale po perdoren nga e Jema tutore pristitutash dhe e motra ordinere per te gjeneruar krime. Konfiskoni pasurite dhe i shikoni keta kerma sesi do sillen pastaj. Krimi i kesaj familje te degjeneruar shuhet bashke me konfiskimin e pasurise kriminale.

    Përgjigju
  • 313: 10/08/2023 10:26

    Kush punoi me femra nuk e gzoi jeten qe nga gerto pata toli tik kalemi. Tani vdekja po e thrret edhe termetin si tutor i vjerer.

    Përgjigju
    • Bosi: 10/08/2023 11:40

      Ca krahasimi ben, ishin kaliber tjeter gerto me tolin

    • 312: 10/08/2023 11:29

      Mbase i ka ndjek tersi do te thuash se asnjeri nga keta qe permende ti nuk esht vrar per pun femrash

    • Turi: 10/08/2023 11:12

      Kush ka ber ate profesion ne pm te shkoje me gjithe familjen nuk ka meshire per ta kurse kush rrezikon jeten e vet pa bezdisur njeri drite tja bej zoti

  • I am: 10/08/2023 09:18

    Mos shkoni me pushime ne Grekistan. Mafia dhe krimi e ka pushtuar vendin. Qeveria narkoshtetit te Mitsotakis mendon vetem te pasurohet me oligarket qe po i marrin frymen vendit. Policia greke eshte skandal, nuk behet me ai vende. Ka marre fund cdo gje, po ikin te gjithe se nuk ka siguri per jeten. Mitsotakis e ka mbush vendin me Bangladesha e Kurdistaner. Hahahaahahha

    Përgjigju
    • I am: 10/08/2023 14:35

      Une nuk jam profesor shkencash por qytetar ne Grekistan. Ketu nuk jetohet, nuk rrihet. Nuk ka te ardhme dhe as perspektive per te rinjte qe po largohen ne Gjermani. Grekistani ka marre fund, nuk jetohet me 600 euro rroge. Ca do bej nje i ri ketu? Pensionet peribret me 400 euro nuk te dalin per buke e per te paguar fatura. Korrupsioni me maksimum ndersa deputet i rriten rrogat per veten e tyre. Oligarket me qeveritaret pushojne ne ishuj ndersa populli nuk ka buke te haj ne Athine. Kjo eshte e qellishme Mitsotakis me oligarket duan ta mbushin vendin me Bangladesha dhe Kurde ndersa populli te largohet. Ketu vetem pleqe kane ngelur, nuk behet ky vende.

    • @I am:: 10/08/2023 12:15

      Mirè e ke ti o profesor shkencash, analizè perfekte ke bèrè. Tani, thuaj edhe sat motre dhe gruas, tè braktisin sa mè parè semaforat e Gèrrqisè, dhe tè kèrkojnè semafora tè tjerè aty ku do shpèrnguleni.

    • Veriu: 10/08/2023 11:01

      PER NJE MOMENT MU DUK SIKUR PO PERSHKRUAJE ALBANISATAN....

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar