Numri i duhanpirësve në Shqipëri është ulur përgjatë një dekade me 7%

Numri i duhanpirësve në Shqipëri është ulur përgjatë një dekade me 7%

Foto ilustruese

Importi i cigareve ka rënë me ritme më të shpejta se numri i duhanpirësve përgjatë dekadës së kaluar.

Pirja e duhanit dhe cigareve ka rënë nga 43% e popullsisë së rritur në 2008 në 35% më 2018 në meshkujt e moshës 15-49 vjeç, teksa është rritur me 1 pikë përqindje pirja e cigares tek femrat për të njëjtën periudhë, sipas një ankete të INSTAT të zhvilluar më 2018 në lidhje me faktorët e riskut që cenojnë shëndetin e popullatës.

Duhanpirësit u reduktuan me rreth 7 për qind përgjatë një dekade teksa qeveria shtrëngoi masat e kundër pirjes së duhanit, kryesisht duke mos lejuar konsumin e tij në ambientet kolektive dhe të mbyllura. Gjithashtu u rrit edhe niveli i taksimit. Rritja e akcizës për disa vite rresht ndaj cigareve, rriti çmimin tyre, duke ndikuar edhe në frenimin e konsumit.

Mirëpo siç shihet nga të dhënat zyrtare, importet e cigareve janë ulur disa herë më shumë se numri i duhanpirësve.

Gjatë periudhës 2010-2017, importi i cigareve ra me 31 për qind, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, ndërsa numri duhanpirësve është ulur vetëm më 7%, duke sinjalizuar kështu zhvendosjen e konsumit drejt duhanit të dredhur.

Rezultatet e anketës tregojnë se pirja e duhanit e cigareve është më e zakonshme në moshën 30-34 vjeç, meshkujt (44%) dhe gratë (7%).

Cigarja pihet më shumë në zonat urbane (38% burrat dhe 7% gratë) se në zonat rurale (32% burrat dhe 2% gratë.

Mes meshkujve, përqindja e duhanpirësve zvogëlohet ndjeshëm me nivelin arsimor. 58%  e personave me arsim fillor pinë cigare, ndërsa vetëm 31% e personave me universitet tymosin cigare. Ky krahasim nuk vlen për gratë, pasi  pirja e duhanit nis e rritet me nivelin arsimor.

Në mesin e meshkujve përqindja e duhanpirësve ndryshon gjerësisht në prefektura, nga 23% në Korçë dhe 26% në Kukës, në 42% në Tiranë dhe 45% në Vlorë.

Në mesin e grave, përqindja e duhanpirësve rritet me pasurinë e familjes, nga 3% në kuintilin më te ulët në 8% në atë më të lartë, por ky modeli nuk vlen për meshkujt.

Duhanpirësit meshkuj kanë tendencë të pinë duhan më tepër se femrat. Rreth 23% e duhanpirëseve meshkuj të moshës 15-49 vjeç raportojnë se pinë më shumë se 25 cigare në ditë, krahasuar me vetëm 3% të duhanpirësve femra.

Pirja e duhanit e cigareve është një nga burimet më të mëdha të sëmundshmërisë së parandalueshme dhe vdekshmërisë së parakohshme. Kanceri i mushkërive është shkaku kryesor i vdekjes qe shkaktohet nga pirja e duhanit./ Monitor.al

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja