Nure Dreni u shkarkua nga vettingu/ KLGJ zgjedh gjyqtarin e ri për çështjen Tahiri, 5 ditë para vendimit

Nure Dreni u shkarkua nga vettingu/ KLGJ zgjedh gjyqtarin e ri për çështjen Tahiri, 5 ditë para vendimit

Përmes shortit elektronik KLGJ ka zgjedhur emrin zëvendësues të gjyqtares Nure Dreni në çështjen e Saimir Tahirit duke emëruar gjyqtarin Dhimiter Lara. Ai do t’i bashkohet gjyqtareve Albana Broksi dhe Nertina Kosova për të dhënë vendimin për ish-ministrin e Brendshëm.

Zëvendësimi u bë për shkak të shkarkimit nga vettingu i gjyqtares së Apelit, Nure Dreni më 17 qershor. Ajo ishte pjesë e gjykimit të çështjes së Tahirit në Apel, por pasuria 'dogji' gjyqtaren duke u shkarkuar nga KPK.

Seanca e radhës ndaj Saimir Tahirit pritet të mbahet më 24 qershor në orën 09:30.  Në seancën e fundit, atë të 11 qershorit që zgjati 6 orë, Tahiri dhe avokati i tij Maks Haxhia kishin përgatitur një mbrojtje prej 131 faqesh, ku shpalosën argumentet e tyre pse ish ministri i Brendshëm duhet të marrë pafajësinë.

Pavarësisht kësaj prokuroria e përfaqësuar nga Vladimir Mara dhe Dritan Prenci nuk u tërhoqën nga akuzat dhe dënimi 12 vite burg që kërkuan në Shkallën e Parë për 3 vepra penale “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

Tahiri një vit më parë është dënuar 5 vite burg të konvertuara me gjykim të shkurtuar në 3.4 vite shërbim prove dhe dënimi u dha për shpërdorim detyre, por ai vendosi ta apelonte këtë masë duke kërkuar pafajësinë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Mbledhja e mbetjeve me orar/ Kumbaro inspektim në Mat: Rrisim gjobat për kundravajtjet mjedisore

Mbledhja e mbetjeve me orar/ Kumbaro inspektim në Mat: Rrisim gjobat për kundravajtjet mjedisore