Në gjendje të vështirë shëndetësore/ Gjykata e Apelit Vlorë liron nga qelia xhaxhanë e 'Ben Qimes' së Fierit

Në gjendje të vështirë shëndetësore/ Gjykata e Apelit Vlorë liron nga qelia xhaxhanë e 'Ben Qimes' së Fierit

Ahmet Isufaj

SHKODER- Ahmet Isufaj, xhaxhai i Arben Isufaj ose siç njihet ndryshe në Fier si "Ben Qimja" është liruar nga burgu. Ahmet Isufaj, kërkohet nga drejtësia Kosovare, për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal. Vendimi për zbutjen e masës së sigurisë nga "Arrest në burg" 40 ditor në "Arrest shtëpie" është marrë dy ditë më parë nga gjykata e Apelit Vlorë, ku treshja e gjyqtarëve Petrit Aliaj, Klodiana Gjyzari dhe Hysen Saliko, kanë vendosur të nxjerrin nga burgu Ahmet Isufaj.

Shkak i këtij vendimi janë bërë disa raporte mjekësore që tregonin se gjendja shëndetësore e Ahmet Isufaj nuk ishte e mirë dhe për pasojë 65-vjeçari që nga dita e parë e arrestimit, është shtruar në ambientet e spitalit të burgut, ku merr trajtimin mjekësor. Me argumentin se qëndrimi gjatë në shtëpi mund t'i rrezikojë jetën, treshja e gjyqtarëve kanë vendosur t'i zbusë masën e sigurisë Isufajt, duke e mbyllur në "arrest shtëpie". Ndërsa ndryshe ka vendosur gjykata e Apelit për djalin e Ahmetit 33-vjeçarin Amarildo Isufaj, për të cilin ka urdhëruar qëndrimin në burg për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municionit”.

Amarildo Isufaj, u ndalua pikërisht gjatë një aksioni të Forcave të Posaçme Operacionale në Fier, ku ju sekuestrua një pistoletë pa lejë me 15 fishekë dhe një thikë Biçak. Babë e bir tashmë ndodhet në burg, ku njëri do gjykohet për pistoletën pa lejë, ndërsa babai do i nënshtrohet procedurave të ekstradimit ose jo në Kosovë. Ahmet Isufaj, xhaxhai i Arben Isufaj që në Fier njihet dhe si “Ben Qimja”, është lënë në “arrest në burg” me afat 40 ditor. Ky afat është lënë nga gjykata e Fierit, si kohë për të pritur materialet hetimore nga prokuroria e Kosovës, e cila kërkon ekstradimin e Ahmet Isufajt në Kosovë. Pikërisht drejtësia e këtij shteti, kërkon që Isufaj të transferohet në Kosovë për tu përballur me akuzat e "Krim të organizuar” dhe "Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Juli: 29/12/2019 16:38

    Sa ekstraduan Ben Qimen ne itali do ekstradojne dhe xhaxhain e tij. Nga dy apartamente le ti fali 5 tani Armando Subashit. Ka njeri ne Fier qe nuk e di lidhjen Ben Qimes me kryetarin e bashkise? Shikoni tenderat qe i ka dhene firmave te tij.

    Përgjigju
    • Llusho: 29/12/2019 20:11

      Sakt !

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi për Dibrën, garë e ngushtë mes PS dhe PD, bojkotohen partitë e vjetra të tjera! Të rejat shohin ngjitje

Sondazhi për Dibrën, garë e ngushtë mes PS dhe PD, bojkotohen partitë e vjetra të tjera! Të rejat shohin ngjitje