Xhaxhai i 'Ben Qimes' dhe kushëriri mbyllen në qeli nga gjykata e Fierit

Xhaxhai i 'Ben Qimes' dhe kushëriri mbyllen në qeli nga gjykata e Fierit

Ben Qimja

Ahmet Isufaj, xhaxhai i Arben Isufaj që në Fier njihet dhe si “Ben Qimja”, është lënë në “arrest në burg” me afat 40 ditor. Ky afat është lënë nga gjykata e Fierit, si kohë për të pritur materialet hetimore nga prokuroria e Kosovës, e cila kërkon ekstradimin e Ahmet Isufajt në Kosovë.

Pikërisht drejtësia e këtij shteti, kërkon që Isufaj të transferohet në Kosovë për tu përballur me akuzat e "Krim të organizuar” dhe "Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm".

Gjykata e Prishtinës mësohet se ka lëshuar një mandat-arresti për Isufaj, që dyshohet se është implikuar në një rrjet trafiku të drogës. Bashkë me 65-vjeçarin, gjykata ka caktuar masë sigurimi “arrest me burg” edhe për djalin e tij,33-vjeçarin Amarildo Isufaj, i akuzuar për veprën penale të “Mbajtjes pa lejë të armwve dhe municionit”.

Amarildo Isufaj, u ndalua pikërisht gjatë një aksioni të Forcave të Posaçme Operacionale në Fier, ku ju sekuestrua një pistoletë pa lejë me 15 fishekë dhe një thikë Biçak. Babë e bir tashmë ndodhet në burg, ku njëri do gjykohet për pistoletën pa lejë, ndërsa babai do i nënshtrohet procedurave të ekstradimit ose jo në Kosovë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë