Makina luksoze, biznese e pasuri të paluajtshme, Apeli i GJKKO-së konfiskon dhjetëra prona të Ben Qimes dhe Altin Çuçajt të përfituara nga krimi

Dhjetëra pasuri më vlerë miliona euro të cilat do t'i kalojnë shtetit, janë konfiskuar nga apeli i GJKKO-së në pronësi të Arben Isufajt i njohur ndryshe si Ben Qimja dhe Altin Çuçajt, pasuri të cilat dyshohet se janë vendosur nga të ardhurat e përfituara prej aktiviteteve kriminale. 'Ben Qimja' rezulton pronar i disa bizneseve dhe sipërfaqesh toke, që janë vlerësuar se janë produkte të krimit dhe të pajustifikuara financiarisht nga Isufaj.

Procesi zgjati mbi tre vite në Gjykatën e Posaçme, ndërsa në fund u vendos të pranohej pjesërisht, kërkesa e SPAK, pasi GJKKO  ka lënë jashtë konfiksimit disa pasuri të tjera kryesisht apartamente, të cilat janë justifikuar. Fieraku Arben Isufaj është akuzuar si pjesë e një grupi te strukturuar kriminal që merrej me trafik të lëndëve narkotike. Ndaj tij nisi hetimi pasuror në bazë të ligjit antimafia.

Konkretisht në pronësi të Arben Isufajt, i cili është dënuar për grup kriminal, i janë konfiskuar një ‘Pulari’ me vendndodhje në fshatin në Grizë-Patos. Po ashtu i janë konfiskuar aksionet në shoqërinë 'AKILI ALB’, rreth 19 mijë m2 tokë si dhe 6 makina.

Pasuritë e konfiskuara në pronësi të Ben Qimes
1. Objekt “Pulari”, shoqëria tregëtare, e emërtuar “ISUFAJ 2001”, me NIPT. K23019402P, i përbërë nga 1 godinë, me objekt të aktivitetit “Rritje dhe tregëtim të zogjve të pulës, me shumicë e pakicë”, i cili ndodhet me seli në fshatin në Grizë-Patos;
2. 33% e kuotave të kapitalit të Shoqërisë “AKILI ALB” SHPK, me Nipt.L12805404G, i regjistruar më datë 05.04.2011;
3. Një pasuri të paluajtshme e llojit “Truall”, me sipërfaqe 3,289.00 m2, e cila ndodhet në Fier;
4. Një pasuri të paluajtshme e llojit “Tokë pa Frut”, me sipërfaqe 14000 m2, e cila ndodhet në Hasturkas-Fier;
5. Një pasuri të paluajtshme e llojit “Arë”, me sipërfaqe 1467 m2, e cila ndodhet në Sheq i Madh-Fier;
6. Automjeti AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi AUDI A8, në pronësi të E. Isufaj;
7. Automjeti AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi MERCEDES BENZ ML270CDI, në pronësi të Y. Isufaj;
8. Automjeti lloji AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi MERCEDES BENZ 300D, në pronësi të Y. Isufaj;
9. Automjeti lloji AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi DAIMLER CHRYSLER S500, në pronësi të A. Çako;
10. automjeti lloji AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi MERCEDES BENZ S63 AMG, me numër shasie WDD2211771A278411, ngjyrë Gri, në pronësi të A. Çako;
11. automjeti me targë AA721OB, lloji AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi AUDI A8L, në pronësi të A. Çako;

Vendim konfiskimi Apeli i GJKKO mori edhe për një 4 pasuri në pronësi të Altin Çuçajt, i dënuar më parë për trafikim të lëndëve narkotike. GJKKO konfiskoi sipërfaqe të konsiderueshme trualli dhe disa ndërtesa të gjitha në Vlorë në pronësi të të afërmve të Altin Çucaj dhe 5 automjete, të regjistruara sërish në emër të familjarëve.

Pasuritë e konfiskuara në pronësit të Altin Çuçajt
1. Pasuri e paluajtshme, lloji i pasurisë “Truall” me sip. 902 m² dhe ndërtesë me sip.168 m², ndodhur në Vlorë në pronësi të shtetases A. Kondo.
2. Pasuria e paluajtshme, lloji i pasurisë “Truall” me sip. 105.6 m² dhe ndërtesë me sip.105.6 m², ndodhur në Vlorë, në pronësi të B. Çuçaj.
3. Pasuria e paluajtshme, lloji i pasurisë “Truall” me sip. 500 m² dhe ndërtesë me sip.183 m², ndodhur në Vlorë, në pronësi të B. Çuçaj.
4. Pasuria e paluajtshme, lloji i pasurisë “Truall” me sip.151 m² dhe ndërtesë me sip.62 m², ndodhur në Vlorë,në pronësi të M. Çuçaj.
5. Pasuri e luajtshme autoveturë, marka “Daimler Chrysler”, modeli “C270CDI”, në pronësi të A. Çuçaj.
6. Pasuri e luajtshme autoveturë, marka “Ford”, modeli “KUGA”, në pronësi të E. Çuçaj.
7. Pasuri e luajtshme autoveturë, marka “Mercedes Benz”, modeli “E350CDI”, në pronësi të M. Çuçaj.
8. Pasuri e luajtshme autoveturë, marka “TOYOTA”, modeli “YARIS”, në pronësi të M. Çuçaj.
9. Pasuri e luajtshme autoveturë, marka “Daimler Chrysler”, modeli “ML320CDI”, në pronësi të B. Çuçaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:02
Dhjetëra pasuri të tij iu konfiskuan dhe i kaluan shtetit, kush është ‘Ben Qimja’, i dënuar për trafik droge

GJKKO ka konfiskuar sot dhjetëra pasur të Arben Isufit i njohur ndryshe si Ben Qimja, i cili rezulton pronar i disa bizneseve dhe sipërfaqesh toke, që janë vlerësuar se janë produkte të krimit dhe të pajustifikuara financiarisht nga Isufaj.

Në shkurt të vitit të 2020, OFL i nisi Isufajt edhe formularin e vetëdeklarimit të pasurive.

'Ben Qimja' njihet si njeriu që është përballur disa herë me policinë, prokurorinë dhe gjykatat, ku akuzat kanë qenë për trafik ndërkombëtar droge heroinë dhe kokainë nga Holanda, etj, ndërsa tashmë është i lirë, pasi pak vite më parë u rrëzua edhe kërkesa e Italisë për ekstradimin e tij drejt vendit fqinj për trafik kokaine.

Disa herë ai është arrestuar në Shqipëri me sasi të mëdha marijuane, ndërsa ka pasur edhe përballje me policinë. Por në vitin 2009 u vendos edhe fati i tij përfundimtar kur Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e la të lirë për mungesë provash.

Përsa i përket pasurisë, dyshohet se ai ka mundur të përfitojë shuma të konsiderueshme parash nga aktiviteti kriminal, të cilat dyshohet se i ka investuar në Shqipëri, ku një pjesë të pronave janë të rregjistruara në emër personave që janë rreth familjar. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ypi: 03/05/2023 18:40

    Vetem se harrojne te cekin komentuesit se Qimet e Benit jane baluket qe mbulojne patronazhistet e Fierit heroik!

    Përgjigju
  • Nini: 03/05/2023 16:36

    O spak po hotelin qe ka ne radhime me ede kecken ushtarin numer 1 po pallatin qe nderton token qe ka karburantin ne trazballkanike me shkelzen gjyqtarin e koruptu po dyqanet qe ka ne fier tek pallatet qe ka bere apo ska gje

    Përgjigju
  • Gripi: 03/05/2023 16:26

    Asgje si keni bere Ben Qimes. Mbetet personazhi me i frikshem ne shqiperi. Rrezik keto prona jua ka dhene vete qe ti hidhni hi syve publikut. Ekstradojeni te vuaj denimin ne itali si Ben Qimen ashtu dhe Fatmir Kajollin. Kjo do ishte drejtesi. Ben Qimja liroi Indrit Doklen nga burgu dhe disa anetare te bandes se durresit, i hoqi denimin me burgim te perjetshem Dritan Dajtit etj. Sfidoi policine dhe shtetin pas vrasjes se Dem Backes. Cfare duhet te beje me qe ta konsideroni si shtet brenda shtetit??

    Përgjigju
  • Beni: 03/05/2023 16:06

    Asgje nuk i kane marr.As makinen e blinduar as bizneset e tjera.Edhe ato qe i kan sekuesytruar kan per tja kthyer se Edi ka frike nga Ben Leshi

    Përgjigju
  • ilia.ilia: 03/05/2023 15:19

    Po te ka marre ndonje lek ty ? Nga qerren tende . .

    Përgjigju
  • Agron: 03/05/2023 13:07

    Po hotel ARVI ne rradhime vlore ???? E din gjith vlora qe e ka blere ben qimja ,??apo ja keni lene ta kete per leke xhepi dhe per avokatet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Elbasan, i dehur tentoi të vriste një 26-vjeçar me thikë, arrestohet autori! Në pranga dhe mjeku roje i spitalit, tentoi ta fshihte (VIDEO)

Elbasan, i dehur tentoi të vriste një 26-vjeçar me thikë, arrestohet autori! Në pranga dhe mjeku roje i spitalit, tentoi ta fshihte (VIDEO)