PD 'dorëzon' Kukësin/ Gjici betohet dhe futet në zyrë qetësisht! Merr detyrën edhe Valbona Sako (VIDEO)

PD tërhiqet nga deklaratat për të bllokuar konstituimin e këshillave bashkiakë të zgjedhur nga 30 qershori. Ka vijuar edhe sot në disa bashki të vendit betimi i kryetarëve të rinj.  Në Kukës, ku PD kishte paralajmëruar qëndresë dhe protesta, betimi i kryebashkiakut Safet Gjici është bërë qetësisht në sallën e mbledhjeve në godinën e prefekturës.

Gjici më pas është futur në zyrën e tij ku ka qenë vetëm sekretari. Ndërkohë që konstituimet kanë vijuar edhe në bashkitë e Elbasanit, Durrësit, Skraparit, Gramshit dhe Prrenjasit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:18
Ish-kryebashkiakja e Përrenjasit për Belbën: Ali Baba dhe 40 hajdutët zbarkuan në zyrë


Ish-kryebashkiakja e Bashkisë së Përrenjasit, Miranda Rira me anë të një statusi të shpërndarë në rrjetet sociale ka hedhur akuza ndaj kryebashkiakut të ri të kësaj Bashkie, Nuri Belba, duke thënë se ai ka hyrë në zyrë duke thyer derën.

Më pas në reagimin e saj Rira e cilëson Belbën si Ali baba me 40 hajduta.

Reagimi i plotë i Miranda Rirës:

Dhunohen dhe shkelmohen dyert e institucionit te bashkise Prrenjas!

Pseudo-Kryetari i dale nga votimet farse te 30 Qershorit, me disa persona te tjere te paautorizuar kane shkuar ne ambjentet e bashkise pas orarit zyrtar dhe kane hapur me trapan e shkelma dyert e bashkise!

Nen ndikimin e alkolit dhe duhmen e rakise, pas drekimit per 6 ore ne nje nga restorantet e zones, Kryetari mësyu ne bashki, duke dhene edhe intervisten e tij te pare çoroditese

Ora 15:23
Betohet Klodian Taçe në Gramsh, konstituohet edhe këshilli bashkiak

Është betuar ditën e sotme kryebashkiaku i ri i Gramshit, Klodian Taçe. Ndërkohë u konstituua edhe këshilli bashkiak pas betimit të 18 këshilltarëve. Me vota unanime kryetare e këshillit u zgjodh greta Lena. 

Ora 12:45
Betohet kryetari i ri i Bashkisë së Skraparit, konstituohet edhe këshilli bashkiak

Është betuar në sallën e këshillit bashkiak të Skraparit kryebashkiaku i ri i bashkisë Adriatik Mema. Ai mori besimin e banorëve të Skraparit për të drejtuar këtë bashki për katër vitet e ardhshme.

Po sot u bë konstituimi i këshillit bashkiak të Skraparit nga të cilët 14 nga PS, 1 nga PDS dhe 1 nga BD. Kryetare e këshillit bashkiak u zgjodh Edlira Shkëmbi, ndërsa nënkryetar Besnik Demo. I gjithë procesi i betimit vijoi i qetë dhe pa incidente.

Ora 12:32
Betohet Gledian Llatja në Elbasan, vajza e ish-kryebashkiakut Sejdini në listën e këshilltarëve

Është konstituuar ditën e sotme edhe këshilli bashkiak i Elbasanit. Pas 12 vitesh drejtimi nga Qazim Sejdini, është betuar sot kryebashkiaku i ri Gledian Llatja. Ceremonia e betimit të tij është bërë në ambientet e bashkisë. I pranishëm ishte edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.

Këshilli bashkiak i Elbasanit përbëhet nga 51 anëtarë: 43 nga PS ,1 nga PGJ ,2 nga PRDSH, 1 nga PSD -2 nga PDS, 1 nga FRD  dhe 1 nga BD. Mes këshilltarëve bashkiakë është edhe vajza e ish-kryebashkiakut Sejdini, Imelda Sejdini.

Ora 12:23
'Dorëzuan' Kukësit, PD: Vendim i yni për të shmangur përgjakjen

Pas kreu i ri i Bashkisë së Kukësit, të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, Safet Gjiçi hyri qetësisht në zyrë ka ardhur reagimi PD-së. Në një dalje për mediat,  koordinatori i PD për qarkun e Kukësit Kreshnik Collaku tha se ky ishte një vendim nga strukturat për të shmangur një përplasje të përgjakshme.

"Një kukëll e Edi Ramës, me presion të qytetarëve po përpiqet që të instalohen në zyra. Falenderoj drejtuesit e PD dhe qyetetarët që shmangën një skenar të dhunshëm. Këto forca policie kanë pasur një qëllim që si dhuratë të shkaktonin konflikt civil dhe viktima. PD e shohin pushtetin jo si një qëllim, por si një mision për t'u shërbyer qytetarëve. Gjici mandat jo legjitim, antikushtetues. Asgjë e vjedhur nuk do ta gëzoni. Këtë do i them Ramës dhe Safet Gjicit", tha Çollaku

Ora 11:59
Vangjush Dako i 'dorëzon' Durrësin Valbona Sakos, konstituohet edhe këshilli bashkiak

1564739535_DAKOSAKO.jpg

Është konstituuar edhe këshilli bashkiak i Durrësit. Betohet edhe kryetarja e bashkisë Valbona Sako. Kryetar i Këshillit u zgjodh Ani Dyrmishi.

Gjatë fjalës së saj Sako tha se në katër vitet e ardhshme do punohet që qyteti i Durrësit të konkurojë denjësisht në rajon. Të pranishëm në ceremoninë e betimit ishte zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali dhe ish-kryetari i Bashkisë Vangjush Dako.

Ora 11:36
PD 'dorëzon' Kukësin/ Gjici betohet dhe futet në zyrë qetësisht!

Konstituohet këshilli bashkiak i Kukësit. Kryetare e Këshillit është zgjedhur Anilda Bibaj me 26 vota nga 29 anëtarë që morën mandatin. Ndërsa dy mandate të këshillit bashkiak u shpallën të pavlefshme për shkak se kanë konflikt interesi me listën emërore të partisë që përfaqësojnë.

Po sot u bë pa asnjë incident edhe betimi i kryetarit të ri të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, në sallën e mbledhjeve në në institucionin e Prefektit të Qarkut Kukës. Më pas ai është futur më pas në zyrë, ku nuk ka qenë asnjë përfaqësues i PD-së, por vetëm sekretari.

I pranishëm në ceremoninë e betimit ka qenë edhe ministri në Detyrë për Punët e Jashtme Gent Cakaj. Në fjalën e tij Cakaj tha se ky është një zhvillim politik historik. 'Zgjedhja e Gjicit në krye të Bashkisë së Kukësit nuk është fitore e PS por është mundësi zhvillimi ekonomik dhe social për Kukësin", tha Cakaj.

Ora 11:34
Betohet kryebashkiaku i ri i Prrenjasit, Miranda Rira nuk del nga zyra: Zbatoj dekretin e presidentit

Paraditen e së premtes është konstituuar këshilli bashkiak i Prrenjasit në ambientet e shkollës 9-vjeçare "Qybra Sokoli" ndërsa kryetar i këshillit është zgjedhur Flutura Haka. Ndërkohë ka bërë betimin edhe kryebashkiaku i ri Nuri Belba. Në mandatin e shkuar bashkia e Prrenjasit është drejtuar nga Miranda Rira e LSI-së. Miranda Rira ka qenë sot në zyrë si çdo ditë tjetër duke u shprehur se njeh vetëm dekretin e presidentit.

Ora 11:05
Sot betohet kryetari i ri/ Disa punonjës mblidhen para bashkisë së Matit! Alibeaj: Qytetarët duan demokraci

Disa punonjës të Bashkisë së Matit janë mbledhur para bashkisë Mat për të protestuar kundër zgjedhjeve të 30 qershorit. Ditën e sotme bëhet edhe konstituimi i këshillit të ri bashkiak dhe betimi i kryetarit Agron Malaj. Bashkë me punonjësit e bashkisë kanë qenë edhe disa figura të djathta, mes tyre edhe ish-deputeti demokrat Enkeled Alibeaj. Ai tha se qytetarët do rezistojnë për demokraci pasi duan zgjedhje të lira dhe të ndershme.

"Ky është një akt tjetër që tregon se nuk mund të vidhet pushteti. Nuk ka gjë më shkatërruese për stabilitetin ajo që është duke bërë kjo qeveri, pa zgjedhje. Gjithë qytetarët janë për të treguar se nuk kanë për të bashkëjetuar me këtë situatë. Do duhet të zgjidhet edhe sipas institucione. Qytetarët duhet të rezistojnë për demokraci. Kjo është ajo që kanë dalë të tregojnë qytetarët e Matit. Ajo që ne kemi thënë nuk është kërkesë e opozitës por e qytetarëve. Duam zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kërkesa për zgjedhje është e qartë. Është e sigurt që do ketë zgjedhje të parakohshme", tha Alibeaj.

Ora 10:38
Betohet kryebashkiakja e Urës Vajgurore, konstituohet këshilli bashkiak

Kryebashkiakja e re e Urës Vajgurore Juliana Memaj është betuar në ambientet bashkisë këtë të enjte. Ajo garonte e vetme në zgjedhjet e 30 qershorit. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin ministri i Turizimit, Blendi Klosi, prefektja e qarkut të Beratit Valbona Zylyftari dhe zëvendës ministri i Brendshëm Julian Hodaj.

Ky këshill ka në përbërje 21 këshilltarë, nga ku 15 janë të PS, dhe 6 nga partitë e vogla. Kryetari i këshillit bashkiak u zgjodh unanimisht Hysen Hoxha.

Në fjalën e saj kryebashkiakja e re në detyrë deklaroi se e presin shumë sfida. I gjithë procesi i konstituimit u zhvillua i qetë dhe pa asnjë incident.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • asl: 02/08/2019 13:36

    Kjo tregon sa mbas nga ana mendore jeni,nuk tregon trimeri mosdhenia e bashkise por kur behesh kryetar bashkie me 4 klase cpret.Here tjeter te vihen kryetare te kene mbaruar shkollen e mesme te pakten.

    Përgjigju
  • Erik: 02/08/2019 13:17

    Nuk ju ngeli gje te beni o Çollak legeni se e pate qe ne Devoll nuk funksionoi bllokimi, ndaj u terhoqet si lepuj dhe tani po doni te merrni poza heroi sikur shmanget gjakderdhjen. E pame paqetimin e atyre qe ke nga pas kur i vune flaken materialeve zgjedhore apo kur gjemonin Ramen si qenë per t'i rruajtur topet. Iku revolucioni, tani do nderrojne pllaken ata punonjes te bashkise e do i lepihen te riut se do mendojne momentin kur rroga mos te kaloje me ne llogarine e tyre ne fund te muajit.

    Përgjigju
  • raul: 02/08/2019 13:14

    Larasken e Prrenjasit sharebajgen Miranda Riren e pret SPAKU per vjedhjen gjigande te fondeve per stadiumin e Prrenjasit qe nuk ka ekip futbolli fare, gjithe bashkiaket e leshitlikes dolen hajdute, ka nje investigim nga emisioni STOP i tv klan qe e nxori zbuluar fare kete sharebajgen

    Përgjigju
  • Andi: 02/08/2019 12:40

    Shko morr legen i paaft ja falet bashkin Gjicit legen del e flet ke fytyr

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen