Situata nga koronavirusi në vend ka vështirësuar edhe më shumë jetesën për familjet në nevojë.
E tillë është dhe familja e Fatbardha Alushit, një nënë e re me dy vajza të vogla, 3 dhe 1 vjeç e gjysmë.
Për këtë familje duket sikur drama nuk di të mbarojë. Fatbardha jeton në një banesë me qira në qytetin e Durrësit, pas tërmetit të 26 nëntorit, fabrika e rrobaqepsisë ku ajo punonte u mbyll dhe që prej asaj dite ajo është e papunë e pa asnjë të ardhur.
"Jam pa punë që prej 26 nëntorit pasi ra tërmeti dhe u mbyll ndërrmarja ku punoja.Më pas shtrova dhe vajzën në spital nga astma dhe kështu ngela pa punë", tha Fatbardha Alushi.
Fatbardha thotë se ish-bashkëshorti është larguar dhe nuk jep asnjë ndihmë për fëmijët.
Vajza e vogël vetëm 18 muajshe është e sëmurë me astmë dhe ka nevojë për kujdes, tani që janë mbyllur edhe kopshtet ajo thotë se nuk ka kush të kujdeset për to në mënyrë që të kërkojë një punë, pasi edhe nga familja e saj nuk ka asnjë ndihmë.
"Unë jam ndarë nga bashkëshorti dhe tani nuk e di fare se ku ndodhet. Më parë i çoja fëmijët në kopsht e çerdhe por tani ku t'i lë janë shumë të vogla.
Sidomos e vogla që është sëmurë ka nevojë shumë për kujdesin tim. Prindërit e mi nuk është se duan t'ia dinë shumë për mua, në fakt vetëm babain kam por nuk më ndihmon", tha nëna e 2 fëmijëve.
E vetme mes koronavirusit, me një vajzë të sëmure dhe pa asnjë të ardhur Fatbardha bën apel për ndihmë, të paktën për ilaçet e vajzës dhe për të paguar qiranë.
"Apeli im të paktën shteti ose kush mundet të më ndihmojë të paktën me ushqime, ose qiranë sa të më rritën pak vajzat", tha Fatbardha Alushi.
Kjo familje nuk është regjistruar as në listën për ndihmë sociale nga bashkia, të vetmit që i kanë ofruar ndihmë janë fqinjët e saj.
Kush dëshiron që të ndihmojë telefononi në numrin e familjes 0676922740.
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3950
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Jam sakate me zor dal në derë, për hatër të Zotit më ndihmoni!’ Thirrja therëse e Nënë Marës në Pukë! E vetme në varfëri, pa përkujdesje
16 Nëntor, 15:48
-
Dimal/ Tre fëmijë jetimë në rrezik për jetën! Thirrja therëse e gjyshit për ndihmë: Shtëpinë e shembi stuhia, jetojmë në rrënoja, pa ushqime e veshje!
14 Shtator, 11:23
-
Pogradec/ Tre jetime me nënën shurdhmemece jetojnë në kushte të vështira! 19 vjeçarja kërkon ndihmë për motrën e sëmurë
29 Prill, 17:32
-
‘Po përballet me një sfidë’/ Vajza e gazetarit të njohur e sëmurë, flet babai: Luna ka nevojë vetëm për lutjet tuaja
13 Gusht 2023, 11:02
-
E reja vuan nga një sëmundje e rrallë, Gjiknuri apel për ta ndihmuar: Të kontribuojmë për t'i mundësuar kurimin jashtë vendit
16 Qershor 2021, 19:22
-
Report Tv në banesën e rrënuar e familjes Ismaili në Mbjeshtovë të Beratit! Të gjithë të sëmurë, të uritur dhe të pastrehë
13 Qershor 2021, 22:05
-
Pa pension dhe pa ndihmë ekonomike, apeli i të moshuarës në Këlcyrë (VIDEO)
11 Qershor 2021, 15:50
-
Mes varfërisë e sëmundjeve, familja në Maliq apel për ndihmë! Kryefamiljarja: Fle në dërrasa, lekët më ikin për ilaçe
10 Maj 2021, 10:53
-
Familja e varfër në Berat apel për ndihmë, nëna e paralizuar nuk merr KEMP! Djali: S'kemi të hamë, jo më për ilaçe
31 Mars 2021, 08:50
-
Në errësirë, të pangrënë dhe të sëmurë! Mjerimi në familjen Dauti në Korçë, babai: Të tjerët hanë, fëmijët e mi shikojnë
12 Mars 2021, 11:11
-
Foshnja me sindromën e rrallë, apeli i familjes në Berat: Kërkojmë ndihmën e shtetit, jemi në gjendje ekonomike shumë të keqe
23 Shkurt 2021, 17:24
-
Basha përdor politikisht videon e 2018-ës me familjen në nevojë, Rama publikon reagimin e kryefamiljarit: Do ta hedh në gjyq, abuzoi! Po merret me dy jetimë
24 Janar 2021, 14:36