Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto të 800 nxënësve dhe studentëve që morën pjesë në pastrimin e bregdetit të Velipojës, të ndotur për shkak të mbetjeve që sollën reshjet e dendura të shiut. 

"Mirëmëngjes dhe me këtë shembull frymëzimi nga 800 nxënës e studentë që morën pjesë në pastrimin e bregdetit të Velipojës, ju uroj një fundjavë të mbarë", ka shkruar kreu i qeverisë. 

Aksioni i gjerë për pastrimin erdhi në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit. Më herët edhe bashkia nisi aksionin e gjerë për pastrimin pas vëzhgimit të bërë nga Report TV. Prurjet e shumta dhe reshjet e rëna ditëve të fundit nga lumenjtë dhe përrenjtë e territorit të qarkut të Shkodrës bënë që i gjithë bregdeti të mbushej me mbetje plastike, duke ngjarë si një landfill mbetjesh plastike.


 

Xh.D/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nje nga Vegjelia: 06/12/2025 08:43

    Lerini more keto aksione te turpshme(plehrat nuk kane rene nga qielli , por i ka hedhur robi), Propagande koti qe tregon se nuk kemi kuptuar asgje ,Nxenesit ,mjafton qe te pastrojne ambientet e shkollave dhe hapesiren perreth , qe jane te mbuluara nga mbeturinat qe keta "vullnetare" i lene. Beni edukim ne shkolle per pasteritine dhe mbajtjen e ambientit paster, sepse shumica e nxenesve sapo kane mundesine me te pare i lene mbeturinat ne toke.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?