Tiranë - Me rastin e Festave të Nëntorit dhe si pjesë e planit të programit të sektorit edukativ, Muzeu Historik Kombëtar po organizon gjatë muajit nëntor takime dhe vizita me nxënës të shkollave të vëndit, me tematikë 70 vjetorin e çlirimit,
Këto dy ditë kane qene nxënesit e shkollës së mesme "Sulejman Elezi" Kamëz, dhe të shkollës së mesme "Faik Konica" të kryeqytetit, të cilët kanë vizituar ambjentet e MHK-së, si dhe gjithë pavionet e tij.
Sulejman Elezi në MHK
Nxënësit e shkollës "Sulejman Elxi" pasi vizituan muzeun, recituan poezi kushtuar Atdheut, dhe interpretuan edhe një pjesë nga drama "Cuca e maleve", e cila tregonte rëndësinë e gjuhës dhe kombit shqiptar..
Nga ana tjetër nxënësit e shkollës së mesme "Faik Konica" në Tiranë, organizuan sot në MHK një koncert me kolazh poezish, këngësh dhe vallesh me natyrë kombëtare.
Koncerti u mbajt në Pavionin e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, në nder të së cilës u organizua edhe shkolla.
Nxënësit, të cilët vinin nga klasa të ndryshme të shkollës, performuan, mes shumë të tjerash, Himnin e Flamurit dhe në fund vallen e Tropojës, të cilat sollën mjaft emocion tek të pranishmit.
Këto aktivitet u zhvilluan nga Sektori i Programeve Edukative në muze, i cili do të vazhdojë të realizojë aktivitete të ngjashme deri në fund të nëntorit, kushtuar festave kombëtare.
/ATSh/
/Shqiptarja.com