Nxënësit të lodhur në klasë,shkolla
u 'konfiskon' kompjuterat e celularët

Nxënësit të lodhur në klasë,shkolla<br />u 'konfiskon' kompjuterat e celularët
Një shkollë u ka kërkuar prindërve të nxënësve që të dorëzojnë kompjuterat dhe celularët për të përmirësuar mënyrën se si sillen.
 
Nga Akademia King Solomon në Londër janë 'konfiskuar' PlayStation, Xboxes dhe kompjutera.
 
Shumë fëmijë kanë pranuar se nuk janë të rralla netët kur ata me orë të tëra qëndrojnë duke luajtur lojëra, që dukshëm ulin nivelin e përqëndrimit në klasë të nesërmen.
 
Kështu shkolla ka vendosur që pajisjet që shpërqëndrojnë fëmijët t’i grumbullojë në ambientet e tyre.
 
Drejtori i shkollës Max Haimendorf është shprehur se shumë prindër kanë qenë të gatshëm të zbatojnë këtë kërkesë.
 
“Në shumë raste prindërit kanë ardhur tek ne dhe na kanë thënë urdhëroni këto pajisje, nuk dua që fëmija im t’i përdorë. Mbajini ju derisa ata të sillen më mirë”,
thotë ai.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Befasia e Euro 2024, sulmuesi i Gjeorgjisë 'zbret nga froni' Armando Brojën! West Ham heq dorë nga sulmuesi i Kombëtares

Befasia e Euro 2024, sulmuesi i Gjeorgjisë 'zbret nga froni' Armando Brojën! West Ham heq dorë nga sulmuesi i Kombëtares