LEZHË- Eris Muca dhe Eugerto Selmani janë vënë në pranga nga policia e Shëngjinin, pasi kanë kërcënuar me armë zjarri një ish-efektiv policie.
Fillimit sherri mes tyre ka nisur pas një konflikti për një vend parkimi, por situata agravoi. Siç duket nga pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë njeri prej dy të rinjve, pasi hynë brenda në lokal, ka nxjerr armën e zjarrit për të kërcënuar ish-efektivin e policisë, duke lënë të tronditur edhe klientët.
Pasi policia u njoftua lidhur me incidentit ka mbërritur në vendngjarje. Menjëherë ka vënë në pranga dy të rinjtë Muca dhe Selmani, përkatësisht 29 dhe 25 vjeç.
Pas kontrollit të ushtruar në banesë dhe kontrollit fizik të tyre, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike dhe një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë të Selmanit, e cila ishte edhe arma që përdorur për të kërcënuar Gj. M, ish-efektivin e policisë.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.