O ju 'mbrojtësit' e grave…

O ju 'mbrojtësit' e grave…

Pas një reagimi të nevojshëm dhe aspak thumbues të kryeministrit Rama ndaj ish-deputetes Tabaku, ka reaguar në grup edhe ish-Partia Demokratike.

Ajo parti dihet se është shumë e “ndjeshme” ndaj “dhunës” në përgjithësi dhe veçanarisht ndaj “dhunës ndaj grave”.

Ajo që të habit më tepër, është fakti se, sapo Edi Rama kryeministri vendit, deklaron një masë shtërnguese ndaj personave të pabindur të kësaj lufte, të parët që dalin dhe bëjnë “avokatin” e tyre janë ish-deputetët dhe ish-deputetet e ish-opozitës së dikurshme. Ata janë të parët që dalin në“mbrojtje” të biznesmenëve, fasonëve, fermerëve, “hallexhinjve” dhe veçanarisht grave.

Ata nuk e durojnë dot “dhunën verbale” ndaj grave, dhe ngrihen njëzëzëri, si dikur thosh Enveri, dhe i sullen kryeministrit.

Paçka se dikush tjetër mund të thotë gjëra edhe më ekstreme lidhur me situatën, urdhëri është i qartë “sa herë flet Rama, dilni dhe sulmoni”. Dhe kush pa, sulmon partia që nuk ka kursyer dhunën ndaj grave qysh nga koha kur erdhi në pushtet, qysh nga koha kur opozita e asaj kohe, kërkonte dhe dilte në mitingje proteste, duke marrë zvarrë grad he vajza.

Dhe kush flet, ata që rrahën sa ishin në pushtet (me xhupzinjtë e tyre) edhe gazetare dinjitoze, të cilat kishin kurajon dhe shkruanin për vjedhjet, korrupsionin, dhe mizoritë e pushtetarëve të rinj me “gjak blu”. o ju “mbrojtësit” e grave, boll bëtë avokatin me përgjigjet e kryeministrit.

Në këto ditë të vështira dhe vendimtare për jetën dhe shëndetin e popullatës, kur kryeministri i ka dalë zot vetë (dhe pa suflerë) situatës, është e natyrshme që gojë të liga, dhe ish-deputete që nuk njohin asnjë cak, të marrin përgjigjen e tij.

O ju “mbrojtësit” e grave, që nuk late grua apo vajzë pa nxjerrë me dhunë nga mbledhjet e kryesisë, Kuvendit Kombëtar apo dhe mbledhjet e tjera të partisë, vetëm e vetëm se kanë guxuar të dalin kundër kryetarit Basha, apo edhe Doktorit.

O ju “mbrojtësit” e grave, që ju “dhëmb” kaq shumë kur kryeministri Rama, i jep përgjigjen e duhur zërave femërorë të PD, kthejeni gishtin nga vetja, dhe kujtoni sa gra, dhe vajza keni larguar me dhunë nga ajo parti, duke i mashkulluar gjithë strukturat e saj. Mos u mburrni me Tabakun dhe Pampurin, sepse edhe ato shumë shpejt do të përzini nga partia.

Sa për sulmin ndaj “grave në politikë” që bën Rama, dua të them se partia e Doktorit mbetet kampione kombëtare dhe rajonale e atij avazi, pasi deri sot nuk mbaj mend ndonjë femër ta ketë kundërshtuar , as në ëndërr atë njeri, siç kanë bërë tradicionalisht në Partinë Socialiste./tema

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 10/04/2020 16:57

    Ju lutemi nxirreni edhe njehere videon kur Florenc Hoxha i nxjerr me dhune nga zyra dy punonjeset e Bashkise sepse i kerkuan llogari per pushimin sipas tyre pa te drejte nga puna.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Përdorues të telefonave dhe të dehur në timon, gjoba deri në 400 mijë lekë shoferëve! 1 person në pranga

Vlorë/ Përdorues të telefonave dhe të dehur në timon, gjoba deri në 400 mijë lekë shoferëve! 1 person në pranga