O plakë ku je?! Pas apelit të nënës vijnë informacionet e para: Maradona ndodhet në Sarandë

Vijnë informacionet e para për vendndodhjen e Maradona Ibrahimit nga Gjirokastra, pas apelit për ndihmë të nënës pak ditë më parë në emisionin Pa Gjurmë në Report Tv. Mbrëmjen e sotme një person telefononi në emisionin Pa Gjurmë. Ai tha se Maradona Ibrahimi është parë në Sarandë pak ditë më parë në rrugë dhe në një market.

"Maradona është parë dhe ndodhet në Sarandë. Është parë me bluzë të bardhë dhe xhinse. Deri diku ka qenë alkoolist. Është parë në datë 16 shtator, por edhe më vonë te një market.

Ai është parë live, por nuk është e kam bërë ndonjë komunikim. Ka një tatuazh në këmbë. Pak a shumë e kam njohur edhe në Gjirokastër te shkolla Pedagogjike. Jam i sigurt për informacionin, pasi kam pirë edhe ndonjë kafe kur isha në Gjirokastër. Kishte probleme, bërtiste në rrugë, por u shmanga" tha ai.

30-vjecari Maradona Ibrahimi nga Gjirokastra rezulton i humbur prej datës 1 gusht të këtij viti.  Ai foli për herë të fundit me nënën e tij duke i thënë se do të shkonte të pinte një kafe tek "Ura e Lumit" në Gjirokastër dhe se do të kthehej në banesë. Por kjo nuk ndodhi. Pak orë nga zhdukja, nëna e tij, Marie dëgjoi zërin e të birit përmes një telefonate.

"Zëri i tij më kumbon në vesh: O plakë ku je", tha nëna e të humburit në një rrëfim live nga Gjirokastra me gazetarin e Report Tv Piro Nase për emisionin 'Pa Gjurmë' pak ditë më parë, ndërsa sot erdhën informacionet e para për vendndodhjen e Ibrahimit. Një muaj para se të humbte gjurmët, ai pati shfaqur probleme me shëndetin mendor si rezultat i përdorimit të lëndëve narkotike dhe kurohej në Tiranë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë

Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë