Në momentin që duhet bërë pagesa, jemi të gjithë njësoj. Vetë Presidenti Obama nuk është imun ndaj problemve me kartat e kreditit.

Gjatë pjesmarrjes së tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, Presidenti Obama doli për darkë me zonjën e parë Michelle Obama. Por kur erdhi koha për të paguar faturën, karta e tij e kreditit është refuzuar nga restoranti.
 
"Rezultoi, mendoj pse unë nuk e përdor mjaftueshëm atë kartë krediti, për këtë arsye ndoshta dhe menduan se kishte ndonjë mashtrim në të"- ka deklaruar ditën e sotme Obama ndërsa ishte duke nënshkruar një urdhër ekzekutiv mbi mbrojtje të reja për informacionet financiare dhe personale për qytetarët amerikanë.
 
"Por për fat të mirë, Michelle kishte të sajën. Ndërsa po përpiqesha t’i shpjegoja kamerieres: Ti e di ,me të vërtetë mendoj se unë i kam paguar faturat e mia"- shtoi Obama, ndërsa shkaktoi dhe të qeshura mes pjestarëve të Byrosë për Mbrojtjen Financiare të Konsumatorit.
 
Përpos dokumentit që nënshkroi, Obama njoftoi dhe se kartat e lëshuara nga qeveria federale do të vijnë së shpejti me një teknologji më të sigurt, e cila përfshin një çip dixhital, duke iu shtuar dhe shiritit magnetik në anën e pasme të kartës.
 
Ky urdhër i Shtëpisë së Bardhë vjen pas një sër raportesh rreth shkeljeve të mëdha që janë kryer mbi të dhënat personale të konsumatorëve amerikan.

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)