SHBA - Gazeta amerikane New York Times shkruan se paga prej 400 mijë dollarësh në vit e presidentit amerikan do të ketë një reduktim prej 5%, në shenjë solidariteti me nëpunësit federalë, që po përballen me shkurtimet e vendeve të punës dhe uljet e pagave.

Ky vendim vjen pas shkurtimeve prej 85 miliardë dollarësh, që për shkak të mungesës së marrëveshjes mes republikanëve dhe demokratëve në Kongresin amerikan do të rëndojnë tek programet federale dhe si rrjedhim tek qindra mijëra punonjës publikë.

Obama në këtë mënyrë ka vendosur, që të japë 20 mijë dollarë nga paga e tij buxhetit të shtetit, duke ndjekur kështu shembullin e sekretarit të mbrojtjes Chuck Hagel, i cili refuzoi në shenjë solidariteti të mos paguhej për 14 ditë pune.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)